Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ku dy persona të maskuar kanë goditur me thikë shtetasin kosovar me iniciale SH.A.
Goditja ka rezultuar fatale për jetën e 33-vjeçarit, që, si pasojë e goditjes mësohet të ketë humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Nga informacionet e mediave austriake dhe atyre kosovare raportohet se, prejardhja e shtetasit shqiptar ishte nga fshati Shtëdim i Podujevës. Ndërkaq është bërë e ditur se, i ndjeri, ka qenë duke shëtitur me një shtetase kroate, në momentin kur mori goditjen fatale.
Ndër të tjera, mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”.






