Shteti Islamik (ISIS) paralajmëroi se së shpejti do të sulmojë një tjetër shtet europian, madje duke dhenë edhe kryeqytetin që do të jetë viktima e tij e rradhës, bëhet fjalë për Italinë dhe qendrën e historike të kryeqytetit të saj Romës.

Paralajmërimin organizata terroriste e ka lëshuar përmes një posteri të publikuar në internet, që tregon një terrorist dhe një ujk me vështrimin nga sheshi i Shën Pjetrit.

Së bashku me pamjen posteri përmban edhe mbishkrimin: “Festa e Kryqtarëve po afrohet, tregoji atyre kuptimin e terrorizmit.Mos e mbani gjakun tuaj, shpërblimi është parajsë” . Thirrja i adresohet mbështetësve të ISIS nëpër Europë.