Një ndihmës i udhëheqësit palestinez, Mahmoud Abbas, tha se është anuluar një takim me Mike Pence, zëvendëspresidentin amerikan, sepse Amerika kishte kaluar të gjitha linjat e kuqe me vendimin e Jeruzalemit.

Shpresat e Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje izraelito-palestineze duken fare të vogla pas vendimit të SHBA-së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Kështu presidenti palestinez njoftoi se do të refuzonte të takohej me zëvendëspresidentin e SHBA në shenjë proteste ndaj vendimit të Shtëpisë së Bardhë për Jeruzalemin.
Një ndihmës i udhëheqësit palestinez, Mahmoud Abbas, tha se është anuluar një takim me Mike Pence, zëvendëspresidentin amerikan, sepse Amerika kishte kaluar të gjitha linjat e kuqe me vendimin e Jeruzalemit.
“Nuk do të ketë takim me nënpresidentin e Amerikës në Palestinë,” tha Majd al-Khalidi, një këshilltar diplomatik.
Më tej ai shtoi se Pence nuk është i mirëpritur.






