Përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës, të provokuara nga kalimi i ciklonit tropikal Cempaka në ishullin indonezian të Javës, kanë shkaktuar deri tani 25 të vdekur.

Cikloni Cempaka pothuajse rrënoi disktriktin e Pacitanit në provincën e Javës Lindore duke lënë pas më shumë se 1 700 shtëpi të shkatërruara, dhe duke provokuar edhe shpërnguljen e më shumë se 2 000 personave.