Autoritetet e qytetit dhe qytetarët u bashkuan për të pastruar portin e bukur në Dubrovnik, pasi u bllokua nga sasi të mëdha plehrash që ka mbërritur nga Shqipëria.

Erërat e forta shtynë mbeturinat, duke përfshirë disa kafshë të ngordhura dhe një minë detare të Luftës së Dytë Botërore, në veri të bregdetit nga Shqipëria.

“Për fat të keq ne nuk mund të dalim me anije, sepse rrymat janë shumë të forta.

Ata nuk mund të futin motorët dhe thjesht nuk kanë forcë të mjaftueshme për të vozitur”, tha Orlanda Tokic, nënkryetare e Dubrovnikut në operacionin e pastrimit.

Vullnetarët shpresonin të pastronin rrëmujën, më e madhe në kujtesën e qytetit të Kroacisë.

Një ndryshim i motit pritet të sjellë një erë veriore që do të ndihmonte përpjekjet. /TemA