9-vjetori i vrasjes së 15-vjeçarit në Athinë, është shoqëruar me një valë protestash nga anarkistët grekë.
Mediat greke raportojnë se këto protesta janë shoqëruar me dhunë, bomba molotovi dhe djegie gjë që ka sjellë edhe arrestimin e 22 persona. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, të cilët kanë djegur edhe makina.
Po ashtu policia ka larguar gazetarët nga rreziku që u kanosej nga dhuna e protestuesve antiqeveritarë. Protesta në përkujtim të 15-vjeçarit të vrarë janë zhvilluar në të gjithë Greqinë, protesta këto të shoqëruara nga dhuna.






