Dje në Paris, 1 milionë njerëz dolën në protestë duke shënuar numrin më të lartë deri më tani të pjesëmarrësve në këtë revoltë të organizuar kundër reformës së pensioneve. Protestuesit kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik, teksa nuk kanë kursyer Bashkinë e Bordeaux.
Qytetarët e revoltuar i kanë vënë flakën derës së përparme të institucionit duke brohoritur dhe duke filmuar me telefonat e tyre gjithë skenën.
Francezët protestuan kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”, pasi nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë. Protesta ka nisur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në ‘Place de l’Opera’.






