Për të disatën herë Lulzim Basha I sulmoi mediat kryesore në vend. Në roline njeriu që ka ardhur nga jashtë sistemit, në rolin e njeriut që nuk I ka udhqyer me tendera apo me leje pronarët e “Korporatave mediatike”, në rolin e njeriut që nuk e ka përfirtuar në këmbim mbështetjen e tyre. Një rol që e luajti Donald Tramo në Amerikë, apo Bepe Grilo në Itali si njerëz që vinin nga jashtë sistemit. Megjithëse Basha është në një rol të huazuar që nuk I takon, mediat e sulmuara heshtin. Nuk kemi luftë si Sandri me Edi Ramën, nuk kemi sqarime për shërbimin që po kryejnë, nuk ka as reagim korporativ as reagim profesionist. Kjo nuk është vetëm heshtja e atyre që nuk kanë c të shpjegojnë, e atyre që kërkojnë mirëkuptim në heshtje për shërbimin e detyruar mediatik, e atyre që janë marrë peng nga Kryeministri bashkë me biznesin e tyre, apo që po përkëdhelen me biskota si shpërblim për shërbimin besnik. Kjo është heshtja e atyre që kanë frikë se Basham und të vijë në pushtet dhe do t’u duhet të bëjnë me të të njëjtën kontratë që bënë me Ramën, e atyre që besojnë se Basha, ashtu si Rama në opozitë, po bën presion sot që nuk ka mbështetjen mediatike, por do të sillet njësoj si Rama nesër. Ndaj heshtin deri sa të dalë rezultati I zgjedhjeve, sa të kuptohet kush është fituesi në këtë kaos. Pas kësaj, ata do të marrin guximin, të flasin. Kundër kujt? Varet nga rezultati…