Dr LINDITA ARAPI  

Në një intervistë shkrimtarja nobeliste

bjelloruse, Svetlana Aleksijevit e cila prej

vitesh e gjurmon me fjalë vuajtjen e

bashkëkombësve të saj, pyet me dëshpërim:

“Ajo që më torturon më shumë është se pse

nuk kemi mësuar asgjë nga kaq shumë vuajtje?”. Një pyetje që u

drejtohej bjellorusëve, por që mua, sapo e lexova, më solli ndërmend

shqiptarët.

Vuajtja, ky nocion subjektiv me diapazon të gjerë sigurisht nuk është

karakteristikë shqiptare, por nuk mund të mohohet se ajo ka qenë

shoqëruesja më besnike e tyre në histori, një popull jo i përkëdhelur

nga fati, arenë luftimesh, por më e keqja gjithmonë tejet i varfër, pa

përmendur ato pak fise të mëdha që numëroheshin dikur me gishtat e

një dore. Kur bisedon me më të moshuarit në familjet tona mund ta

dëgjosh më shumë si psherëtimë sesa fjalë: “Eh, moj bijë, po ne jemi

mësuar të vuajmë”.

Do të thotë… ne shqiptarët jemi mësuar të durojmë vuajtjen, qoftë

nga uria, qoftë kur shkelet dinjiteti. Por të durosh vuajtjen nuk është

çlirim, por fatalizëm që nga frika nuk guxon të pyesë se çfarë ke

mësuar, apo si mund të dalësh prej saj.

Kur ra diktatura, shqiptarët u zgjuan nga vuajtja e izolimit mbytës

papritur si në një vend të panjohur, ku gjithsekush nga njeriu më i

thjeshtë deri te politika lart duhej të mësonte të “menaxhonte”

epokën e re. Mësuan se fjala liri nuk ekzistonte vetëm në libra, por

mund të praktikohej lirisht, liri shprehjeje, megjithëse ende nuk dinin

ta përdornin si duhet. U vetëdijësuan se e kishin mbytur me heshtje

dhimbjen e vuajtjes për më shumë se 50 vjet, e për shkak se një

popull i tërë nuk mund ta nxjerrë dot dhimbjen me një britmë

shpëtimi njëherësh, ajo, konform frojdizmit pa hezitim, ose degjeneroi

në agresivitet, vitet ‘90 e dëshmojnë këtë, ose u “zëvendësua” me

kërkim kënaqësie pa kufi me shuarjen e afshit lektisës për para, për

mirëqenie, dy elementë që i mungonin jetës sonë të mëparshme.

Te lidhura

“Pse nuk kemi mësuar asgjë nga kaq

shumë vuajtje?”

Erdhën vite të ndezura nga shpresa për një jetë pa vuajtjen e

varfërisë, shkeljes së dinjitetit, apo të rrezikut të burgut për një fjalë

kundër partisë. E kush donte të merrej me vuajtjen që hoqëm e pse e

hoqëm aq gjatë, kur në horizont vezullonte shansi i Perëndimit, kur në

vend ishte koha e rrumpallës, kap çfarë të kapësh sot se kjo anarki

nuk kthehet më? Kush ka para e shuante vuajtjen që kish lënë e

shkuara, a nuk mund të kuptohen kështu ethet e shoqërisë shqiptare

Erdhën vite të ndezura nga shpresa për një jetë pa vuajtjen e

varfërisë, shkeljes së dinjitetit, apo të rrezikut të burgut për një fjalë

kundër partisë. E kush donte të merrej me vuajtjen që hoqëm e pse e

hoqëm aq gjatë, kur në horizont vezullonte shansi i Perëndimit, kur në

vend ishte koha e rrumpallës, kap çfarë të kapësh sot se kjo anarki

nuk kthehet më? Kush ka para e shuante vuajtjen që kish lënë e

shkuara, a nuk mund të kuptohen kështu ethet e shoqërisë shqiptare

të viteve ‘90 e më tej?

PA KOHË PËR REFLEKTIM

Reflektim? Kush janë këta humbameno që kërkojnë të reflektojë

shoqëria? Para, duhen para, mercedes, vila, dalje jashtë shtetit,

kërkonin ata më “të zotët” (Kujtoj se në Shqipëri shpesh makutëria

barazohet me zotësi), ndërsa ata me më pak pretendime donin thjesht

një punë, të ushqenin familjen, të blinin një shtëpi, një makinë, që ta

ngisnin në rrugë pa gropa, të jetonin në siguri e të çonin fëmijët në

shkolla ku arsimi vërtet ia vlen, e në spitale ku vërtet shërohesh.

Kaq. Kaq pak dëshira kishte qytetari normal, por askush nuk e kishte

menduar atëherë se më shumë se një çerekshekulli pas diktaturës ato

do të ishin kaq të vështira për t’u realizuar. Shqiptarët e vuajtur,

rivuajnë. Shqiptarët e pashpresë fillojnë të kërkojnë sërish shpresën

në vende të tjera të Europës. Quo Vadis Shqipëri?

SHQIPËRIA, KJO XHUNGËL ZHURMUESE

Askush nuk e kishte menduar atëherë se më shumë se 26 vite më pas

Shqipëria do të ishte kthyer në një xhungël zhurmuese, ku ligjin e bën

më i forti, pushtetari, pasunari, e klani i tij, ku e drejta blihet, ku të

inkriminuarit mund të bëhen edhe deputetë, ku 26 vite pas

demokracisë Parlamenti detyrohet të bëjë ligje dekriminalizimi, ku

lajmi kryesor gati për një vit rresht (2016) në vend është lajmi i

kanabisit, ku në spitale duhet të paguash mjekun nën dorë,

megjithëse ke sigurim shëndetësor, ku njeriu i ndershëm nuk gjen

punë sepse ose duhet të jetë militant partiak, ose duhet të bëjë gati

shumën që kërkohet në “treg” për vendin e punës sipas rëndësisë, një

vend ku politikanët nga mëngjesi deri në darkë sportin më të dashur

kanë ushtrimin e fyerjes në shkallë sipërore për kundërshtarin politik,

ku dëgjohen akuza monstruoze për ministra e kryeministra, por që

asnjëherë nuk sqarohen.

E në një vend normal ose akuzuesi dënohet për akuza të rreme, ose i

akuzuari del para drejtësisë. Por jemi në Shqipëri, ku konsumohet më

shumë politikë sesa mund të mbajë stomaku i shqiptarëve të lodhur

nga zhurmimi. Pse nuk kanë mësuar shqiptarët nga kaq shumë

vuajtje nga e shkuara, vuajtje në diktaturë, në tranzicionin e pafund,

por mbeten gjithmonë viktima të saj, pa marrë përgjegjësi për fatin e

vet si qytetarë të pjekur të një shoqërie demokratike?

“Kërko te vuajtja farën e ripërtëritjes shpirtërore, ndryshe jeta mbetet

shumë e hidhur”, do të na shkundë Leo Tolstoi.

Por ne jemi një shoqëri që nuk duam të merremi me vuajtjen tonë,

sepse mendojmë që ripërtëritja shpirtërore vjen automatikisht nga

Europa, bashkë me integrimin (që do të vonojë tani më shumë se

 “Pse nuk kemi mësuar asgjë nga kaq shumë vuajtje?”

kurrë), ose nga Orienti (kush i mban sytë andej). Mosndërgjegjësimi

për marrjen e përgjegjësisë si qytetar është sëmundja shqiptare sot.

Përgjegjësia shihet si një krah me dru që mund ta hedhësh në duart e

Europës, fatit, Zotit, politikës, pa dashur të kuptosh më shumë.

Ndoshta duhej të ishte futur në shkollat tona lënda e përgjegjë­ sisë

që sjell me vete liria dhe demokracia, e në bankat e para duhej të

ishin ulur politikanët.

PSE JEMI KËTA QË JEMI?

Se pse jemi në gjendjen që jemi, ne bëjmë fajtore shpesh politikën,

por harrojmë që politikanët vetë i zgjedhim, harrojmë që liderët

partiakë vetë i adhurojmë si idhuj për inat të llogores kundërshtare, e

nuk i matim ata me arritjet konkrete gjatë mandatit të tyre e

premtimet e bëra.

Harrojmë që vetë e shesim votën, duke humbur të vetmen forcë që ka

njeriu i vogël në shoqërinë demokratike, të drejtën për ta thënë fjalën

me votë, pranojmë të bëhemi më të vegjël për një vend pune, për një

thes me miell apo një post në komunë. Harrojmë se nuk votojmë në

bazë të programeve më bindëse e realiste të partive, por duke kujtuar

simpatitë e vjetra, të ngulitura në militantizëm.

Ankohemi për korrupsionin, por harrojmë që vetë përpiqemi t’i

zgjidhim hallet sa më shpejt me nga një bakshish nën dorë për

policin, për mjekun, për punonjësen e administratës.

Qahemi për mungesën e rregullit, kur shpesh në jetën tonë të

përditshme i vetmi rregull që ndjekim është prishja e rregullit, duke

filluar nga ajo që shohim përditë, trafiku rrugor. Por, nëse nuk

kuptojmë se pse jemi këta që jemi, do ta humbasim shansin e

ripërtëritjes, barra e vuajtjes në një shoqëri­xhungël do të vazhdojë të

na përndjekë.

Të rinjtë e sotëm do të jenë pleqtë e ardhshëm që do të psherëtijnë

“eh, po ne jemi mësuar të vuajmë”, ndërsa të rinjtë e së nesërmes do

të vazhdojnë të shkëmbejnë me njëri­tjetrin batuta në “Facebook” për

një jetë “që nuk shtyhet në Shqipëri”, por mbi të gjitha në rastin më

të keq do ta trashëgojmë shoqërinë­xhungël si barrë te brezat e

ardhshëm. Nuk thuhet më kot se jemi përgjegjës jo vetëm për

veprimin që bëjmë, por edhe atë që nuk e bëjmë.”.(G.panorama)