Rama ftohet në “Bordin e Paqes” për Gazën, Trump vendos tarifën: 1 miliard dollarë hyrja
Kryeministri Edi Rama ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” për Gaza, një strukturë e re ndërkombëtare ku janë ftuar liderë nga mbi 60 vende.
Sipas një projekt-statuti të cituar nga Bloomberg, vendet që kërkojnë një vend të përhershëm në bord duhet të paguajnë të paktën 1 miliard dollarë brenda vitit të parë. Pa këtë kontribut, anëtarësimi kufizohet në mandate trevjeçare, të rinovueshme vetëm me miratimin e presidentit të organizatës — rol që, sipas draftit, do ta ketë Donald Trump.
Financimi parashikohet fillimisht për paqebërje dhe rindërtim në Gaza, por dokumenti lë hapësirë për zgjerim edhe në zona të tjera konflikti. Propozimi ka nxitur reagime, me analistë që e shohin si një përpjekje për një organizatë paralele me OKB-në, ku “bileta” blihet me kontribute financiare dhe SHBA-të mbajnë rolin qendror.
Pikat kryesore
- 1 miliard $ për anëtarësim të përhershëm brenda vitit të parë
- Pa pagesë: mandat 3-vjeçar, me miratim presidencial
- Trump me rol kyç në vulat, rregullat dhe përbërjen
- Ftesa për vende evropiane, polemika mbi përmbajtjen ekonomike e politikNë Tiranë,pak orë pasi Rama ndau lajmin plot pompozitet sikur e kishte ftuar Trump-i, plasi gallata në rrjet. Komenti më pikant ishte nga Rudi Erebara i cili pasi mori vesh se ftesa kërkonte pagesën 1 miliard dollarë, stigmatizoi:
Rama te Bordi i Paqes për Gazën, ka me kap lejet e ndertimit. Ktu do jemi!.






