Autoritetet e Republikës së Çekisë kanë njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, por njëherit kanë njohur edhe si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
“Republika e Çekisë edhe para arritjes së marrëveshjes paqësore mes Izraelit dhe Palestinës njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në kufijtë e vitit 1967”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.






