Kënga “Lonely Together” e cila erdhi para një muaji, bashkëpunim ky në mes të Aviciit dhe Rita Orës, jehonën e saj pritet ta rrisë tashmë edhe përmes videoklipit, shkruan Publik.live

Rita Ora në rrjetin e saj social Instagram, ka publikuar një pjesë të shkurtër nga klipi i kësaj kënge.
Rita ka treguar që klipi i plotë do të vijë shumë shpejt.

Kjo këngë e cila është pjesë e albumit më të ri të Aviciit “Avīci”, muajin e kaluar ishte lansuar vetëm si audio.

https://instagram.com/p/BY_TLYEn4qW/