Shqipëria mbetet ndër vendet më të palumtura në Europë. Vendi ynë ka rënë një pozicion, në raportin e Lumturisë (World Happiness Report), duke u renditur në vendin e 91, nga 146 shtete gjithsej. Ne lëmë pas Turqinë, që është në vendin e 102-të, Maqedoninë e Veriut, dhe Gjeorgjinë.
Bosnjë-Hercegovina është në vend të 63-të, 4 vende më lart se viti i mëparshëm, Mali i Zi 4 vende më lart, i 71-ti. Serbia, ndryshe nga një vit më parë, ka rënë katër pozicione, duke u renditur në vendin e 47-të, teksa Kosova, renditet në vendin e 34-të.
World Happiness Report), raporti i Lumturisë është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN Sustainable Development Solutions Netëork), bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo.
Raporti identifikon kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe, teksa treguesit bazohen në të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.
Danimarka dhe Islanda renditen në vendin e dytë dhe të tretë. Izraeli është ngjitur për pesë vende dhe renditet i katërti, Holanda e pesta. Vendet e tjera janë Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re që plotësojnë dhjetëshen. Gjermania ka shënuar rënie dhe renditet e 16-ta, SHBA e 15-ta, Mbretëria e Bashkuar e 19-ta dhe Franca në vendin 21.







