Minjtë, buburrecat, milingonat dhe një tualet i prishur janë disa nga dhjetëra problemet e raportuara për punëtorët e mirëmbajtjes nga stafi i Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump.
“Ato janë ndërtesa të vjetra”, tha Brian Miller, ish-inspektor i përgjithshëm për Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme të SHBA (GSA) i cili mbikëqyr punën e mirëmbajtjes, tha NBC Washington.
Buburrecat ishin një problem në “dhomat e ngrënies”, si dhe milingonat në zyrat e Shefit të Shtabit gjithashtu milingona dhe buburreca janë parë në kuzhinë dhe në sallën e shtypit.
Përveç trajtimit të problemeve me insektet, urdhrat e punës tregojnë për shumë probleme në Shtëpinë e Bardhë pasi hyri administrata e re në fillim të vitit.






