Cdo gjuhë e huaj ka kohën e vet për tu mësuar nga të huajt. Nuk është e lehtë dhe kërkon pak kohë.
Falë përpjekjeve të Foreign Service Institute, qëndra e trajnimit të gjuhëve të huaja në SHBA për 70 vjet, kanë krijuar dhe hartën e Europës se sa kohë duhet për të mësuar një gjuhë të çdo kontinenti.
Gjuha shqipe për një të huaj do të dojë 44 javë kohë për tu përvetësuar, ndërsa ndër më të lehtat sigurisht që renditet Britania.
Ajo që bie në sy në këtë hartë është se bashkë me Shqipërinë janë gjuhët e Evropës Lindore që mësohen me vështirësi, ndërsa anglishtja qëndron në vend të parë si gjuhë që mësohet mjaft kollaj.






