Ylli Dylgjeri

Njeriu, ndryshe nga çdo krijesë tjetër, ka përsosur me mjeshtëri një art të veçantë: artin e mashtrimit.

Për këtë shërben maska — mjeti më i vjetër i fshehjes.

Maska nuk është thjesht një objekt. Është koncept.

Një term që, pa hyrë në etimologji akademike, shpjegohet thjesht:

kur vendos maskën, fytyra pushon së ekzistuari.

MASKA → s’ka më fytyrë prapa saj.

Dhe Sulltani ynë këtë e ka kuptuar herët.

E vuri maskën që në rininë e parë.

E mbajti fort.

E ndërroi sipas nevojës.

Por sot, maska nuk rri më.

Sulltanit po i bie çdo ditë, çdo javë, çdo muaj.

Po i bie nga urdhrat.

Nga komunikimet.

Nga përgjimet.

Nga krushqitë e shoqëritë.

Nga shërbimet e huaja.

“Ia ka premtuar Rama atij” – thuhet në një mesazh të shkëmbyer mes Berberit dhe Belinda Ballukut, sipas dosjes së SPAK.

Vetëm një institucion vazhdon të mos shohë e të mos dëgjojë:

Shërbimi Informativ Shqiptar.

Ndoshta sepse edhe atje… ka maskë. Dhe kryetarja e saj po ashtu.

Sot Sulltani del i zhveshur nga miti:

jo vetëm që e takon krimin,

por e emëron,

e kamuflon,

e udhëzon,

e orienton,

e programon

dhe, në fund, e eksporton – me duart e shërbimeve të huaja.

Sulltani ynë është bërë tashmë personazh filmash mafiozë:

nga rajoni, deri në Amerikën Latine.

Në rini mbante maskën e kodoshit.

Me kalimin e viteve, vuri maskën e palloshit.

Me këtë maskë bëri “mrekulli”:

bëri para,

bëri rrugë në letër,

bëri resorte,

bëri hotele,

bëri vila,

bëri tunele,

bëri zona të lira tregtare.

Por çfarë nuk bëri?

Nuk bëri dot qeveri.

Nuk bëri ekonomi tregu.

Nuk bëri arsim.

Nuk bëri bujqësi.

Nuk bëri inceneratorë.

Nuk bëri rrugë që zgjasin.

Nuk bëri transformatorë.

Nuk bëri hekurudha.

Nuk bëri porte.

Nuk bëri… Shqipërinë.

Dhe në fund, sot, pa maskë, na tha të vërtetën e tij më të sinqertë:

“Në këto kushte, nuk integrohemi dot në Europë.”

Sepse Europa kërkon fytyrë.

Jo maskë.