Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme komunitetin mediatik. Gazetari Elton Tozaj është sulmuar fizikisht rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Sipas familjarëve të tij, dhuna ka qenë e rëndë dhe përfshirë disa persona, të cilët thuhet se tashmë janë identifikuar. Si pasojë e sulmit, Tozaj ka pësuar dëmtime serioze dhe ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore, duke marrë trajtim intensiv. Familjarët njoftojnë se situata është veçanërisht delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, gjë që e bën ngjarjen edhe më alarmante.

Ata shprehen tronditjen e tyre dhe bëjnë thirrje që autorët të vihen sa më shpejt para drejtësisë.

Ngjarja ndodh pas disa deklaratave të papritura të bëra nga Tozaj në media. Një prej tyre ishte lidhur me moderatoren Luana Vjollca, të cilën gazetari e akuzonte për ndjekjen e ish-partnerit të saj, Krenar Çoçaj, dhe të partneres së tij aktuale, Endi Demneri. Ai pretendonte se kishte vërejtur afërsi të moderatorës në raste të ndryshme, si në një fluturim drejt Milanos dhe gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku ndodhej ish-partneri.

Për shkak të këtyre akuzave dhe insinuatave, Luana Vjollca ka vendosur të padisë zyrtarisht gazetarin, duke e konsideruar këtë si një cënim të rëndë të figurës së saj publike dhe si shpifje të drejtpërdrejtë.

Dhunohet gazetari Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin