Një aksident jo fort i zakontë ka ndodhur në parkun kombëtar Buxa, midis kufirit të Indisë dhe Butanit. Një elefant i rritur është përplasur nga treni duke ngordhur në vend.

Zona shërben si korridor ndërkombëtar i emigrimit të elefantëve që largohen nga India drejt Butanit, duke e bërë një vend të rrezikshëm për makinistët e trentave.

Rojet indiane të pyllit tani kanë detyrën e vështirë për të marrë kafshën e madhe jashtë shinave në mënyrë që linja hekurudhore të rihapet sërish.