Një avion i kompanisë Delta Air Lines u detyrua të kryente një ulje emergjente në Brazil, pasi një defekt në motor u shfaq menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar edhe flakë.
Sipas kompanisë ajrore, incidenti u shkaktua nga një “problem mekanik”. Avioni, një Airbus A330-300, arriti të ulej në mënyrë të sigurt, ndërsa ekipet e emergjencës ARFF (Shpëtimit dhe Zjarrfikjes së Avionëve) ndërhynë menjëherë në pistë.
Pas uljes, të gjithë pasagjerët u transportuan me autobusë drejt terminalit të aeroportit. “Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është përparësia jonë më e lartë. U kërkojmë ndjesë klientëve tanë për vonesën në udhëtimin e tyre,” deklaroi kompania. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar mes pasagjerëve apo anëtarëve të ekuipazhit.






