Artan Hoxha

           Çdo shqiptar, përveç idiotit të lindur apo rilindësit të krimbur, e dinë tashmë se vota e lirë  dhe zgjedhjet e ndershme jo vetëm që nuk garantohen nga kjo qeveri, por do te dhunohen, me fuqinë e shumëfishuar me kanabis e drogë, nga Rilindja e kriminalizuar dhe Krimi në pushtet.

Simbioza Rilindje-Krim nisi dukshëm në 2011-tën, u zgjerua në 2013-tën, vijoi në 2015-tën. Tashme është konsoliduar, organizuar e përbetuar për të rirrëmbyer me çdo kusht e mjet pushtetin, përmes zgjedhjeve të manipuluara dhe/ose fasade. Manipulimi do të zbatohet si blerje a joshje masive e votuesve me fonde marramendëse me origjinë kriminale kombinuar me frikësimin e votuesve.

Ky është manipulim i llojit që as nuk mund të parandalohet dhe as nuk mund të ndëshkohet me mjete të zakonshme penale apo të administrimit e monitorimit zgjedhor, përveçse në shkallë fare të vogël. Ky lloj manipulimi, i kombinuar në perfeksion, u zbatua me efektivitët të plotë nga Rilindja në Dibrën e kanabizuar në shtator 2016. Opozita monitoroi rreptë çdo qëndër votimi e çdo tryezë numërimi por, më kot, manipulimi ishte bërë para ditës së votimit. Dibra u monitorua nga ndërkombëtarët ndërsa prokuroria hapi çështje penale, por më kot. Diferenca me më pak se 400 vota në 2015-ten u dhjetëfishua pas një viti e u shtuan ndjeshëm votuesit ndërsa duhet të ishin më të paktë.

Meqë mjetet klasike opozitare, ndërkombëtare apo te sistemit të drejtësisë nuk funksionojnë përballë këtij lloj manipulimi të simbiozës Rilindje-Krim mbetet veç rruga tjetër, ajo rrëzimit të qeverisë Rilindje-Krim përpara zgjedhjeve, ngritja e një qeverie të çliruar nga kjo simbiozë, për rrjedhojë, shkëputja e lidhjes së krimit me shtetin duke spastruar nga institucionet shtetërore pjesën dërrmuese të individëve që i përkasin kësaj simbioze. Kjo është zgjidhja e vetme, zgjidhje radikale në situate anormale.

Ndërkombëtarët, ata që flasin në emër të institucioneve shtetërore a ndërshtetërore, e kanë thuajse të pamundur të deklarohen hapur e zyrtarisht në favor të zgjidhjes radikale opozitare ndonëse pjesa më e madhe e tyre e kuptojnë farë mirë situatën anormale. As që duhet pritur që të thonë në deklarata e tyre se opozita bën mirë që bojkoton parlamentin, përkundrazi; apo që opozita bën mirë që nuk hyn në zgjedhje, përkudrazi. Nëse do ta bënin këtë do të ishte njësoj sikur të kërkonin rrëzimin e qeverisë. Kur ka ndodhur ndonjëherë që të ndodhë sot?!

Ndërkombëtarët e tjerë, të çliruar nga detyrimet shtetërore a ndërshtetërore, e kanë më të lehtë të shprehen dhe po shprehen çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më qartë, në favor të zgjidhjes radikale.

Pavarësisht zgjidhjes, të gjithë ndërkombëtarët bashkohen në një qëndrim: askush nuk thotë se pretendimet opozitare për rrezikun e zgjedhjeve janë sajesa apo të fryra kot më kot, përkundrazi; aq më pak të dalin garant se nuk do ketë manipulim, përkundrazi.

Kaq mjafton. Shqiptarët duhet ta arrijnë vetë zgjidhjen. Sot ajo është e vetme dhe radikale për këtë situatë anormale: një qeveri e re që krijon besim të mjaftueshëm në lirinë e votës dhe ndershmërinë e zgjedhjeve. E, këtu do jemi e do shohim që sapo të arrihet, edhe pse radikale, zgjidhja do të përshëndetet nxehtësisht e do të mbështetet unanimisht nga ndërkombëtarët si zgjidhje e mençur, civile, kushtetuese, demokratike, europeiste, perëndimore.syri.net