Familja e ish-kryeministrit thotë se nuk di asgjë për vendndodhjen e tij, pasi ai u dëbua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ahmed Shafiq, ish kryeministri egjiptian u dëbua nga Emiratet e Bashkuara Arabe të shtunën pas pesë vjetësh në mërgim atje, pak pasi njoftoi synimin e tij për të kandiduar për presidencën e Egjiptit vitin e ardhshëm.

Familja e tij i ka bërë thirrje autoriteteve egjiptiane për të zbuluar vendndodhjen ndërkohë që avokatja e tij, gjithashtu, tha se nuk e ka parë apo dëgjuar asgjë nga Shafiq.

Dina Adly, konfirmoi se pavarësisht nga njoftimet e medias se ish-Komandanti i forcave ajrore po jeton në një hotel diku në Kajro, ajo kishte nevojë për verifikimin “nëse ai kishte ardhur apo jo në Egjipt”.

“Deri më tani gjenerali nuk më ka thirrur dhe nuk më ka kërkuar ta takoj atë,” tha ajo.

“Ne nuk dimë asgjë për të që kur ai u largua nga shtëpia dje,” tha vajza e tij për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Nëse ai do të deportohej, ai duhet të kishte qenë në gjendje të shkonte në shtëpi deri tani, jo vetëm të zhdukej. E konsiderojmë të rrëmbyer.”

Sahfiq u largua në Emiratet e Bashkuara Arabe pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012 ndaj Mohammed Morsi, i cili lëshoi një urdhër arresti për të mbi akuzat e korrupsionit.