­Si përfundoi kontrata te rrjeti i Armand Sharës dhe Bledar Dhimës

Në kulmin e hetimeve penale të SPAK ndaj Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe zbulimit të një skeme të dyshuar manipulimi tenderësh, një tjetër kontratë me vlerë milionëshe është firmosur për mirëmbajtjen e rrjetit qeveritar GOVNET, një nga infrastrukturat më sensitive të shtetit shqiptar.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë mbi 3.1 milionë euro pa TVSH, të shpallur fitues për shoqërinë Infosoft Systems SHPK, kompani që rezulton e kontrolluar aktualisht nga Armand Shara dhe Bledar Dhima, përmes një strukture shoqërish të ndërlidhura.

Tenderi dhe oferta financiare

Sipas dokumentacionit zyrtar të AKSHI-t, procedura e prokurimit për “Mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit qeveritar GOVNET” është zhvilluar me procedurë negocimi, ndërsa oferta fituese e Infosoft Systems SHPK kap vlerën 305.6 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 3.1 milionë euro.

Në garë ka marrë pjesë edhe kompania C.C.S SHPK, me një ofertë më të lartë, çka e ka pozicionuar Infosoft Systems si ofertues “ekonomikisht më të favorshëm”.

AKSHI nën hetim penal

Shpallja e këtij tenderi vjen në një moment kritik për AKSHI-n, e cila ndodhet nën hetim penal nga SPAK, pas zbërthimit të një skeme të dyshuar fryrjeje kostosh, paracaktimi fituesish dhe përdorimi të kompanive guaskë në disa procedura prokurimi.

Nga ky hetim:

Kush e kontrollon realisht Infosoft Systems

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Infosoft Systems SHPK ka pasur historikisht si pronar Grigor Joti, por gjatë vitit 2025 struktura e pronësisë ka ndryshuar ndjeshëm.

Përmes një sërë lëvizjesh aksionesh, kontrolli faktik i shoqërisë ka kaluar te:

  • Armand Shara, me zotërim direkt aksionesh
  • Tag Engineering SHPK, shoqëri e kontrolluar po nga Shara dhe Dhima

Në këtë mënyrë, kontrolli real i Infosoft Systems SHPK rezulton te dyshja Shara–Dhima, ndonëse struktura formale paraqitet e fragmentuar.

Profili i një përfituesi “të padukshëm”

55-vjeçari Armand Shara, i përmendur si “dora” e Ermal Beqirit në AKSHI, është pronar i kompanisë TAG Engineering sh.p.k., me objekt aktiviteti: konsulencë në menaxhim, shërbime IT, zhvillim software, ndërtim, etj. Vetëm nga fondet publike, Shara dyshohet të ketë përfituar mbi 130 milionë euro.

Nga tenderat “sekretë” te jahtet e luksit/ Dosja Armand Shara

Por TAG Engineering nuk është një entitet i izoluar. Ajo shfaqet si qendra e një rrjeti kompanish që operojnë në tendera me hije korrupsioni dhe në investime në pasuri të paluajtshme. Përmes kësaj kompanie, dhe me përdorimin e prestanomit Bledar Dhima, Armand Shara ka kontrolluar për të paktën tre vite INFOSOFT SYSTEMS sh.p.k. – një emër që sot përmendet si simbol i tenderave sekretë dhe të dyshimtë të AKSHI-t.

Nga tenderat “sekretë” te jahtet e luksit/ Dosja Armand Shara

Në krye të INFOSOFT SYSTEMS ka qenë Mirlinda Kaçanaj, aktualisht në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK-ut. Sipas të dhënave, kjo kompani është përfituesja kryesore e skemës së korrupsionit të AKSHI-t: në pesë vitet e fundit ka marrë mbi 100 milionë euro fonde publike përmes tenderave me fond limit të fryrë deri në shtatëfish, me oferta “fituese” sa fondi limit, me pazare në tavolinë dhe, në disa raste, me dokumentacion të dyshuar si fals – ndërkohë që zbatimi i kontratave ka indicje të ketë shërbyer vetë skemës korruptive.

Nga tenderat “sekretë” te jahtet e luksit/ Dosja Armand Shara

Nga tenderat “sekretë” te jahtet e luksit/ Dosja Armand Shara

Rrjeti i kompanive: një mekanizëm për devijim fondesh

Pjesë e të njëjtit klan rezultojnë edhe kompani të tjera: ikubINFO, ikubINFO International, InfoSoft Business Solutions dhe iNext, e lidhur me aferën “Durana”.

Përmes ikubINFO sh.p.k., gjatë viteve të fundit, Armand Shara dyshohet të ketë përfituar mbi 30 milionë euro nga tendera “sekretë” të AKSHI-t, ndërsa paratë janë devijuar më pas drejt kompanive të tjera të rrjetit, duke përfunduar në të njëjtat emra.

Edhe përmes InfoSoft Business Solutions, Shara ka nisur të marrë kontrata me çmime të dyshuara si arbitrare.

Në korrik 2025, ai themelon iNext sh.p.k. përmes TAG Engineering dhe ortakut Bledar Dhima. Zyrat funksionojnë në Tiranë, në ambientet e TAG Engineering, por kompania është regjistruar fiktivisht në parkun “Durana” në Xhafzotaj të Durrësit – një detaj që ngre pikëpyetje serioze për natyrën reale të aktivitetit.

iNext sh.p.k. rezulton gjithashtu pjesë e një shoqate me natyrë të dyshimtë të lidhur me Ermal Beqirin, i shpallur në kërkim nga SPAK për grup kriminal, korrupsion dhe pastrim parash. Anëtarët e këtij rrethi dyshohet se kanë kryer transaksione të ndërsjella dhe janë koordinuar për manipulimin e procedurave tenderuese përmes një rrjeti kompanish të kontrolluara.

Nga tenderat “sekretë” te jahtet e luksit/ Dosja Armand Shara

I njëjti grup, e njëjta skemë

Gëzim Hoxha, i goditur nga SPAK, së bashku me Geron Meçen, Ermal Beqirin, Armand Sharën dhe prestanome  Armand Frangun (i përmendur si baxhanak i Edi Ramës), përshkruhen si pjesë e të njëjtit grup që ka shfrytëzuar AKSHI-n për të zhvatur qindra milionë euro nga fondet publike përmes tenderave sekretë dhe korruptivë. Dosja e SPAK-ut, sipas burimeve, e pasqyron pjesërisht këtë arkitekturë.

Në këtë pikë lind një pyetje thelbësore për drejtësinë:

Si ka mundur Armand Shara, bashkë me Geron Meçen, t’i shpëtojë deri më sot goditjes së drejtësisë, ndërsa bashkëpunëtorë të tjerë janë nën hetim apo masa sigurie?

Një hallkë tjetër e pandëshkuar

Ndërkohë, AKSHI paraqitet si institucioni kyç në gjenerimin e kësaj skeme korruptive, por jo i vetmi. Skema, sipas burimeve, ushqehet edhe nga një tjetër institucion publik që, çuditërisht, ka mbetur jashtë vëmendjes së deritanishme të SPAK-ut: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me në krye Igli Tafën. Faktet, që pritet të publikohen në vijim, tregojnë se ky institucion nuk është më pak i implikuar se drejtuesit e tjerë të përfshirë në dosje.

Nga tenderat “sekretë” te jahtet e luksit/ Dosja Armand Shara

Nga tenderat “sekretë” te jahtet e luksit/ Dosja Armand Shara

Rrjeti i kompanive dhe fondet publike

Të dhënat e prokurimeve publike tregojnë se Armand Shara është përfitues i një vlere shumë të lartë fondesh publike, kryesisht nga tenderët e AKSHI-t, përmes një rrjeti kompanish ku përfshihen:

  • ikubINFO
  • ikubINFO International
  • Infosoft Business Solutions
  • iNEXT SHPK

Në disa raste, këto kompani kanë konkurruar ose kanë fituar tendera në ortakëri direkte me Bledar Dhimën, duke ngritur dyshime mbi një rrjet të konsoliduar për thithjen e fondeve publike në sektorin e IT-së shtetërore.

Lidhja me Durana Tech Park

Në listën e subjekteve të regjistruara në Durana Tech Park figuron edhe kompania iNEXT SHPK, e regjistruar nga vetë Shara dhe Dhima, me seli në zonën e parkut.

Durana Tech Park është përfshirë zyrtarisht në hetimet e SPAK, si një strukturë që dyshohet se do të përdorej për skemë shmangieje tatimore dhe avantazhe fiskale të dyshimta, të planifikuara të hynin në fuqi nga janari 2026, por të ndërprera pas nisjes së hetimeve penale.

Një kontratë sensitive, në duar të dyshimta

Në këtë kontekst, tenderi prej mbi 3.1 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit qeveritar GOVNET përfundon te një kompani:

  • e lidhur me individë që përfitojnë sistematikisht tenderë nga AKSHI
  • e ndërthurur me subjekte të përfshira në hetime aktive të SPAK
  • e regjistruar në një park teknologjik që po hetohet për skema fiskale të dyshuara

Një situatë që ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë, transparencën dhe ligjshmërinë e administrimit të një infrastrukture kritike shtetërore, në një moment kur drejtësia po heton pikërisht mënyrën se si janë ndarë paratë publike në këtë sektor.