Mesa duket, në Tiranë ka zbritur një rekord i ri botëror: gjetja e vetëm një pike KOS në një kazan me 9 litra ujë. Kampionia e këtij sporti? Komisionerja e Zgjerimit Marta KOS, që me një deklaratë akrobatike arriti t’i shpallë zgjedhjet shqiptare “të lira dhe të ndershme”… madje pa iu dridhur qerpiku, ndërkohë që raportet e BE-së dhe të OSBE-ODIHR digjen nga kontradiktat.

Në Tiranë, Kujdestarja e Fjalëve të Bukura vendosi të kundërshtojë faktet, raportet, monitoruesit, madje edhe logjikën elementare. Dhe këtu s’ka asgjë për t’u habitur: në vendin ku krimi i organizuar hyn në votime më shpesh se vetë votuesit, ndërkombëtarëve duket se u mjafton një gotë verë dhe një darkë protokollare  për të shpallur Shqipërinë kampione europiane të demokracisë. Këtu edhe deti bëhet kos për dilplomatët që mbushin trajsat nga pasuria e popollit më të varfër të Europës.

Raporti i ODIHR-it flet për përdorim masiv të burimeve shtetërore, presion elektoral, mungesë fushe të barabartë dhe shitblerje vote  ndërkohë Komisionerja KoS sheh “transparencë kristaline”. Ndoshta e ka fjalën për kristalet e gotës së verës në darkën e radhës.

Deklarata të tilla, pa analizë, pa kontekst, pa respekt për realitetin shqiptar, prodhojnë vetëm një gjë: njoftimin vjetor se disa euroburokratë vazhdojnë të bien pre e linjës Sorosiane, duke i bërë qokë shefit të narkoshtetit me fjalor diplomatik.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për show politik dhe Europa nuk ka nevojë për bluza me emrin e Edi Ramës.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që respekton zgjedhjet, ndërsa Europa për partnerë seriozë, jo për pionierë të korrupsionit.

Deklarata të tilla nuk ndihmojnë askënd. Përkundrazi, e nxjerrin bllof të gjithë këtë kastë politikanësh europianë që në vend të parimeve, zgjedhin propagandën dhd shukun e eurove.