Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i ftuar në studion e emisionit “Top Story”, i është përgjigjur interesit të gazetarit Sokol Balla, nëse do të rikandidojë për postin që ai mban.
Ai u shpreh se, “Nuk e kam menduar që të mund të jap një përgjigje definitive. Do të presim afatet statutore kur mund të flas për këtë.”
Duka u shpreh se FSHF ka një sërë projektesh në dorë dhe do të vazhdojnë të zhvillohen.






