
Parku fantazmë që nuk ekziston, taksat që nuk paguhen dhe oligarkët që firmosin nga Tirana
I. Denoncimi
Çfarë denoncoi realisht Arben Ahmetaj
Kur ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj flet për “aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama”, ai nuk flet më si aktor politik, por si dëshmitar i brendshëm i mekanizmave fiskalë.
Ahmetaj hedh dritë mbi një skemë që nuk lidhet me inceneratorë, porte apo rrugë — por me diçka më të padukshme dhe më të rrezikshme:
Manipulimin e regjistrimit fiskal për të shmangur taksat.
Emri i skemës: Durana Tech Park.
Vendndodhja reale: vetëm në letra.
Përfituesit: 46 kompani + oligarkë klientë të pushtetit.
II. PARKU FANTAZMË
Si u ndërtua “parajsa fiskale” e Xhafzotajt
Në zonën e Xhafzotajt, Durrës, qeveria Edi Rama, përmes Elira Kokona, ka certifikuar një entitet shtetëror të quajtur Durana Tech Park, një park teknologjik që nuk operon fizikisht, por prodhon lehtësi fiskale reale.
Skema funksionon kështu:
1. Kompanitë regjistrohen formalisht në Durana
2. Përfitojnë status të favorshëm tatimor
3. Aktivitetin real e kryejnë në Tiranë
4. Taksat nuk paguhen aty ku prodhohet fitimi
Kjo nuk është shmangie kreative por është regjistrim i rremë i aktivitetit ekonomik.
III. BËRTHAMA E SKEMËS
Beqiri – Agasi – AKSHI
Në zemër të aferës ndodhen dy emra kyç të dosjeve të teknologjisë shtetërore:
• Ermal Beqiri
• Ergys Agasi
Të dy:
• të lidhur me tendera të AKSHI
• të hetuar / në kërkim për pastrim parash, shkelje barazie në tendera, grup kriminal
Beqiri kontrollon ose qëndron pas:
• Nsolution
• Al Soft
• Soft & Solution
• Horizo
Dy biznesmenët dosjes së AKSHI-t, Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, në kërkim nga SPAK. Beqiri qëndron pas kompanive Nsolution dhe Al Soft.


Këto kompani rezultojnë anëtare ose përfituese direkte nga regjistrimi në Durana.
IV. ELITA E PADUKSHME
Nga Fullani tek Sharra
Lista e përfituesve shtrihet përtej sektorit IT:
• Fiona Fullani, vajza e ish-guvernatorit Ardian Fullani, përmes kompanisë Kudon
• Armand Sharra, përmes TAG Engineering, përfitues i miliona eurove nga tendera publikë
Të gjithë të regjistruar në parkun që nuk ka as zyra, as staf, as prodhim real.
“Durana Tech Park”, ku pronare e saj është Korporata e Investimeve Shqiptare, drejtoreshë e së cilës është Elira Kokona, ndërsa administrator të saj janë emëruar Gjergji Taho dhe Florensa Kovaçi.
“Durana Tech Park”, rezultun e rregjistruar në 20 shkurt 2025 në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe është themeluar gati 1 muaj e gjysëm, pasi Ermal Beqiri krijoi shoqatën “ACTI”.
Pjesa më e madhe e kompanive shqiptare, ju bashkuan kësaj shoqate ACTI, ku anëtarët e saj u ndanë në disa kategori, si: anëtarë Individual të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 50 euro në vit.
Anëtarë Silver, të cilët duhet të paguajnë një tarifë prej 1 mijë euro në vit, anëtarë Gold, të cilët duhet të paguajnë një tarfifë prej 5 mijë euro në vit dhe anëtarë Platinium për të cilët nuk ka një tarifë zyrtare, por drejtuesi Ermal Beqiri, sugjeron ta kontaktojnë.
Çdo anëtar Individual, Silver, Gold dhe Platinium ka akses në disa të dhëna, në raport me vlerën e pagesës që kryen.
Anëtarë të kategorisë Platinum janë kompanitë Soft Solution e Ermal e Beqirit, “Helius Sistem”, “Fastech”, “Hard Tech”, “Albict”, “Kreatx”, “DEV”, “Communication Progres” e të tjera.
Ndërsa tek kategoria “Gold Members” janë “Horizon” sërisht e Ermal Beqirit, “ALBA SCAN”, “Introvus Solutions”, “R-T Group”, “Evolutivo Albania”, “ATOM Computers”, “ISEC”, “Synapse” TES-96, “Axians”, “EA-Solution”, “Atrax Softëare Solution”, “Starnet”, “CyberFarm”, “Baboon”, “Fenix” dhe kompani të tjera që numri i tyre shkojnë diku tek 50 të tilla.
“ACTI”, është thembra e Akilit pasi nga këtu pilotohen projektet inovative që çelen më pas nga institucioknet qeveritare përfshirë këtu dhe AKSHI-n.
Këshilli i “ACTI” është strofka ku krijohen Bashkimet e Operatorëve Ekonomike, krijohen marëveshjet për investime në sektorin publik, ku përlahen më pas tendera miliona euro për investime në teknologji, shuma këto që rrjedhin nga taksat e shqiptarëve.
Kjo shoqatë drejtohej nga Ermal Beqiri, lidhje shumë e ngushtë e biznesmenit Ergys Agasi. Beqiri dikur ishte një ekspert i vogël IT-je, ku emri i tij për herë të parë mori vëmëndje në publik, kur Gjykata e Lartë e emëroi si njërin nga 3 ekspertët për analizimin e vërtetësisë së video-skandalit Meta-Prifti.
Në atë kohë Beqiri, doli në konkluzjonin se video ishte e paqartë për shkak të decibelit të ulët të zërit. Për pasojë Gjykata e Lartë më pas vendosi deklarimin e pafajshëm të Ilir Metës, të cilin Prokuroria e Përgjithshme e akuzonte në atë kohë për veprën penale të “Korrupsionit”.
Më tej në vazhdim, kur Meta hyrë në qeveri me Edi Ramën, Ermal Beqiri dhe kompanitë e tij rezultuan fituese të disa prej tenderave të majmë në disa institucione që drejtoheshin nga LSI, si Ministria e Drejtësisë e të tjera.
Zgjerimi dhe ngritja e kompanive të Ermal Beqirit, vijon në kapjen e dhjetëra tenderave të tjerë, duke arritur të depërtojë dhe tek AKSHI Agjensia Kombëtare e Shoqërisë dhe Informacionit.
Këtu, Ermal Beqiri në bashkëveprim me Ergys Agasin dhe skuadrën e çunave, arritën të çajnë monopolin e krijuar prej vitesh nga biznesmeni i “ABS” Gerond Meçe dhe Armand Frangu që zotëron kompanitë “B360” dhe “Sirma”.
Në dhjetor 2024, disa kompani të organizuara nga Ermal Beqiri krijojnë Këshillin Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), duke arritur të themelojnë një monopol të ri të investimeve mbi teknologjinë dhe inovacionin.
Ndërsa në 20 shkurt 2025 rregjistrohet në Qëndrën Kombëtarë të Biznesit, kompania shtetërore “Durana Tech Park”. Ky projekt ende nuk është hapur në teren.
Por tashmë shoqata “ACTI” ka hedhur bazën e ndërveprimit për kapjen e tenderave dhe ndarjen e influencave mes tyre.
“…shoqata jonë nuk është thjesht një bashkim profesionistësh të teknologjisë, por është një lëvizje me frymë të përbashkët. Një qasje e re që synon të ngrejë zërin e sektorit tonë, të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të forcojë rolin e teknologjisë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Shqipërisë…”-thuhet në një dokument të siguruar nga redaksia.
Më tej thuhet se: ”…kemi fatin të jemi pjesë e një vendi që ndonëse shpesh nënvlerësohet,ka shkëlqyer në rajon për ritmin e digjitalizimit. Ky sukses është fryt i punës dhe përkushtimit të shumë prej jush. Por tani është koha të shkojmë edhe më tej…”
“…të mos mbetemi thjesht zbatues të kërkesave, por të bëhemi aktorë të politikave publike, eksportues të zgjidhjeve shqiptare, dhe ndërtues të një ekosistemi që prodhon vlerë këtu, në Shqipëri…”-thuhet në dokument.
Për këtë qëllim, ACTI synon dhe mer përsipër të angazhohet në dialog politik dhe institucional, për të përfaqësuar interesat tona aty ku merren vendimet.
Të ofrojë mbështetje ligjore dhe organizative, për t’ju orientuar në fusha si tenderët publikë, pronësia intelektuale, tatimet dhe standardet ndërkombëtare.
Si dhe nxisë bashkëpunime dhe projekte ndërkombëtare, që do të ndihmojnë në eksportin e dijes dhe shërbimeve tona.
46 EMRA, NJË ADRESË FIKTIVE
Mes kompanive dhe individëve të përfshirë rezultojnë:
Bledar Dhima, Gëzim Hoxha, Jona Bojdari, Sara Aga, Rigels Hoxha, Kreshnik Rexha, Arjola Koromani, Ervid Mançe, Renis Tërshana, Gjergji Robo, Elon Ciko, Henklajd Sadushi, Xheni Kobuzi dhe dhjetëra të tjerë.
Të gjithë të regjistruar në një park që ekziston vetëm në QKB.
VI. ACTI – STROFKA E VENDIMEVE
Ku ndahen tenderat para se të hapen
Në dhjetor 2024, Ermal Beqiri themelon ACTI.
Zyrtarisht: shoqatë profesionale
Praktikisht: laborator për krijimin e monopoleve të reja
ACTI:
• bashkon rreth 50 kompani
• krijon BOE para tenderave
• koordinon ofertat
• piloton projektet që më pas hapen nga AKSHI dhe ministritë
Anëtarësimi:
• Individual – 50 €
• Silver – 1,000 €
• Gold – 5,000 €
• Platinum – “na kontaktoni privatisht”
Platinum = akses në tendera
VII. KUR MONOPOLI NDRYSHON EMËR, JO LOGJIKË
Beqiri & Agasi çajnë monopolin e vjetër:
• Gerond Meçe
• Armand Frangu
Por nuk e shkatërrojnë sistemin, e trashëgojnë.
VIII. PYETJET QË SPAK NUK MUND T’I SHMANGË
1. A ka kontroll fizik në Durana Tech Park?
2. Ku zhvillohet realisht aktiviteti i 46 kompanive?
3. Sa taksa janë shmangur?
4. Kush i certifikoi këto regjistrime?
5. Pse AKSHI vazhdon të hapë tendera me fitues të njëjtë?
Durana nuk është park. Është skemë.
Një skemë që zhvendos fitimin, fsheh taksat dhe riciklon oligarkët, nën vulën e shtetit.
A do të hetohet afera DURANA?






