Ajola Xoxa shtatzënë me fëmijën e dytë, shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur
Tiranë – Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është shtatzënë me fëmijën e dytë. Lajmi, i përfolur prej kohësh në media, u konfirmua pak ditë më parë edhe nga avokati i saj, Maksim Haxhija.
Sipas deklarimit të bërë në sallën e gjyqit, Xoxa nuk ka mundur të paraqitet në një nga seancat për arsye shëndetësore që lidhen me shtatzëninë. “Sipas rekomandimit të mjekut, për shkak të shtatzënisë, ajo nuk mund të paraqitet në gjykatë”, u shpreh avokati.
Ndërkohë, për herë të parë janë siguruar edhe fotografi të saj në publik, ku barku i rrumbullakosur është dukshëm i dallueshëm. Xoxa është parë në zonën e Blloku në Tiranë, nën shoqërinë e nënës së saj.
Edhe pse e veshur me rroba të errëta dhe të gjera, në përpjekje për të kamufluar shtatzëninë, pamja e saj tregon se ajo ndodhet në muajt e fundit. Sipas burimeve, Ajola Xoxa është rreth muajit të shtatë të shtatzënisë.
Mësohet gjithashtu se çifti ka përdorur metodën in vitro për të arritur shtatzëninë, pas disa tentativash të mëparshme.
Prej më shumë se një viti, Ajola Xoxa ka qenë në qendër të vëmendjes publike për shkak të procesit gjyqësor që përfshin atë dhe bashkëshortin e saj. Që nga fillimi i kësaj periudhe, ajo ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët publik dhe të shmangë ekspozimin në media.
Ardhja e fëmijës së dytë për çiftin Veliaj vjen në një moment delikat, ndërsa zhvillimet gjyqësore që lidhen me ta vazhdojnë të marrin vëmendje të madhe publike.






