Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në kuadër të hetimeve për dyshime abuzimi me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në kuadër të këtij operacioni, për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri është vendosur masa e “arrestit me burg”, ndërsa për drejtoreshën e AKSHI, Mirilda Karçanaj, dhe zv.drejtoreshën Hava Delibashi është vendosur “arrest në shtëpi”.
Për Erion Ismailin janë vendosur masa “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”, ndërsa për Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta është vendosur “ndalim për të dalë jashtë vendit”.
Hetimet e SPAK-së lidhen me dyshime për abuzime në procedurat e tenderimit të AKSHI, ndërsa aksioni vijon për të zbardhur çdo element të përfshirjes së zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë.






