Pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, janë marrë masa në nivel drejtues në radhët e policisë.
Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa, është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve lidhur me ngjarjen. Vendimi vjen në kuadër të verifikimeve institucionale për mënyrën e menaxhimit dhe reagimit pas aksidentit tragjik.
Në vend të tij është komanduar përkohësisht Ervin Hodaj, i cili do të drejtojë strukturat e policisë në qark deri në një vendim përfundimtar.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka rritur presionin për përgjegjësi institucionale, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.






