Shkrimtari Albatros Rexhaj i ftuar në “FitStation” nga Çenkuela Hasa në News24 ka komentuar me nota jo pozitive një nga formatet më të komentuara të momentit ”Big Brother VIP Albania”.
“Tani nuk po më pëlqen më Big Brother pasi duket një shfaqje e sforcuar me nota propagandistike.Duhet patjetër të jepen mesazhe, kështu bënte dhe partia. Mesazhet jepen nëse ndjehen. Aty njerëzit duhet lejohen edhe të rrihen, nxirri jashtë pastaj, ky është realiteti. Edhe publiku
po lodhet por i mban Luizi”, tha shkrimtari.
Ai është një shkrimtar e filozof “rebel” që gjithmonë preferon t’i thotë gjërat troç, bëhet fjalë për Albatros Rexhaj i cili ka qenë i ftuar në emisionin “FitStation” nga Çenkuela Hasa në News24, ku ndër të tjera ka komentuar dhe raportin Kiara-Luiz!
“Mua Kiara nuk më pëlqen por me rëndësi ka t’i pëlqej Luizit jo mua. Nuk besoj kur thotë e dua në mënyrën time, dashuria ka një mënyrë jo shumë, o e do ose nuk e do. Kur e do dikë i jep botën, kur se do i jep thërrime. Nuk mendoj se ka një vibe të anasjelltë! Është shumë e rëndë për mua të kesh një njeri që do të lidh krahët se ti edukatore nuk je”, tha shkrimtari.







