Qarkullonin të armatosur në një automjet, vihen në pranga 4 persona. Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, një shpatë, 3605 euro, një automjet, si dhe 6 aparate celulare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip “Mercedes Benz”, po qarkullonin persona të armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge” (Ura).
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Adrian Vladi, 35 vjeç, Aleks Vajda, 42 vjeç, Festim Rrustemi, 35 vjeç, dhe Bermis Gjana, 22 vjeç, të katër banues në Durrës






