‘Rama e Belinda, hajdutë’!
Banorët të lagjes Nr.1 në Durrës, të cilët preken nga projekti TID dhe banorët e Baks Rrjollit në Velipojë po protestojnë para parlamentit pasi akuzojnë qeverinë se po u merret prona.
Banorëve u ka mbërritur njoftimi që u kërkon brenda datës 16 shkurtit të lirojnë banesat, pasi do të nisin shembjet e objekteve me qëllim që t`i hapet rrugë projektit TID, që parashikon rikualifikim të zonës historike të Durrësit.
Banorët që preken nga shpronësimet, kërkojnë kompensim të drejtë
“Me këtë që po bën ky hajduti bashkë me Belinda Ballukun. Do vijë dita të ikë I pari dhe I dyti dhe ata bastardë parlamentarë socialist’ thërret një grua me megafon.






