
Një 22-vjeçar është shoqëruar dhe proceduar penalisht pasi goditi me grusht infermierin e Spitalit në Berat. Mêsohet se shtetasi me inicialet K.Sh. u procedua për “Goditje për shkak të detyrës”. I riu e ka dhunuar infermierin bashkë me një mikun e tij.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe një pune të mirë organizuar nga shërbimet e Policisë Berat, u kap dhe u procedua penalisht për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, shtetasi i shpallur në kërkim ditën e djeshme K.Sh., 22 vjeç, pasi në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat, në bashkëpunim me shtetasin E.N., goditën me grushta infermierin e Spitalit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.






