Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët tha se referencë për listën e Këshilltarëve Bashkiakë, në zgjedhjet e 14 Majit, do të jenë ato të vitit 2015-të.

Berisha tha se ende nuk është mbyllur lista e Këshillit Bashkiak pasi pritet të miratohet nga kryesia ndërsa theksoi se lista do të dorëzohet në kohë, pra më 27 mars. 

Dita e hënë është e fundit për të dorëzuar listat e Këshilltarëve Bashkiak. Cili është parimi me të cilën po ndërtohen?

Sipas përqindjeve në çdo bashki.

Referencë është 2015-ta?

Po

A është mbyllur lista e këshillit bashkiak?

Jo ende, do e miratojë kryesia në bazë të degëve. Kjo është procedura.

Berisha tha se ende nuk është mbyllur lista e Këshillit Bashkiak pasi pritet të miratohet nga kryesia ndërsa theksoi se lista do të dorëzohet në kohë, pra më 27 mars. 

Berisha e konsideroi Ramën përgjegjës kryesor në aferën e inceneratorëve, duke futur në kurth ministrat për të vjedhur në emër të tyre.

“Mediat njoftojnë se tigri i korrupsionit ka luftuar në Londër për deal me Edi Ramën. Nuk mund të konfirmoj as të mohon të këtë udhëtim. Siguroj shqiptatët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të megaaferë. Njëshi në këtë aferë është Edi Rama.

E kam thënë edhe e them, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe agjencinë kombëtare të prokurimeve publike. Edi Rama është njeri përgjegjës më kryesor sepse ka mobilizuar fondin rezervë të këshillit të ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave.

Ato para iu dhanë Lefterit, hajde t ‘i vjedhim së bashku por ti do kesh një pjesë të vogël se pjesën e madhe do e marrim ne të tjerët. Edi Rama 8muaj para se të krijohej sipërmarrja e Mërtirit dhe Zotos i akodoid asaj me VKM bonusin prej 8 pikësh”, deklaroi Berisha.