Uji që na furnizon UKT nuk konsumohet nga qytetarët, por ndërmarrja e Bashkisë Tiranë vazhdon të shpenzojë fonde kolosale në tendera klori, karbon filtrash dhe lloj lloj kimikatesh. 2 miliard lekë është tenderi i fundit i firmosur nga drejtori Kostandin Budurushi. Më heret kemi raportuar për një tender tjetër të Budurushit :
BUDURUSHI i Bamirit në UKT harxhon 75 MLN lekë për “Coffe breaks” dhe dreka
Tenderi skuqet 
Një procedurë fiktive?
Siç duket edhe nga dokumenti më sipër, SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë e ka dhënë tashmë kontratën me kompaninë “2AT” për Loti 1: “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%”. Tenderi është hapur më 18 nëntor 2024 dhe ishte lënë afat për dorëzimin e dokumenteve deri më 20 dhjetor 2024. Procedurën e tenderit, duket se është tërësisht fiktive, për t’i hedhur hi syve publikut dhe për të qenë “në rregull me letrat”.
Në tender, sipas dokumenteve të paraqitura në Agjencinë e Prokurimit Publik, janë paraqitur 3 operatorë ekonomikë, por pjesëmarrja e dy prej tyre është formale, sepse ofertat e tyre nuk kanë ndonjë vlerë.

Kështu, Albania Distribution Chemicals SH.P.K ka paraqitur ofertën me 0 (zero) lekë. 2 AT sh.p.k propozon çmimin 49.700.000 lekë pa tvsh. CHIMICA-AL SH.P.K e ka ofertën 47.250.000 lekë pa tvsh. Kjo e fundit është themeluar në maj 2023 me kapitalin 100,00 lekë. Pra nuk mund të marrë pjesë në këtë tender sepse nuk plotëson asnjë kriter financiar.
Në këto kushte, tenderi duhej anuluar dhe të përsëritej për të krijuar kushtet për oferta konkurruese. Megjithatë, Budurushi ka vazhduar me shpalljen e fituesit më 19 shkurt 2025 dhe ka lidhur kontratën me pronarin e firmës 2AT, Nuçi Shamija që është klient i vjetër i drejtorëve të Veliajt.
Në shtator 2023, drejtori paraardhës i UKT, Elton Kacidhja i dha pa garë Nuçi Shamijas tenderin “Blerje karbon aktiv për UKT sh.a”. 600 MLN lekë. Por, nuk është hera e vetme! 2 AT” sh.p.k. me pronar Nuçi Shamijan, Alketa Tori dhe Aldo Tacin ka marrë edhe herë të tjera tenderë pa garë nga Bashkia Tiranë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%, i cili është firmosur më 13 janar 2023 dhe Shamija e fitoi i favorizuar në kundërshtim me ligjin.
Kompania e Nuçi Shamijas nuk i zbaton kontratat
Veliaj dhe Kacidhja blejnë 600 MLN lekë karbon filtrues te Nuçi Shamija pa garë
Kompania e favorizuar në këtë tender nga drejtor Budurushi, në të kaluarën ka treguar se nuk i qëndron kontratës. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka denoncuar këtë fakt në një raport auditimi të kryer në vitin 2023. Sipas KLSH, firma “2 AT” ka shkelur kontratën që është lidhur me nr. 15912/8 prot., datë 19.09.2022, për Lotin 1, hipoklorit natriumi 13- 15%, në vlerën 26,880,000 lekë me TVSH, për Loti 2, Acid klorhidrik 30-33 % në vlerën 22,272,000 lekë me TVSH dhe Loti 3 Poliklorur Alumini 10-0.5 % në vlerën 21,504,000 lekë me TVSH ndërmjet UKT përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe shoqërisë “2 AT” Shpk. Dëmi lidhet me furnizimin me vlerë 11,649,132 lekë, me afat ekzekutimi 3 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës. Në datën 17.01.2022 në S.P.E. e A.P.P, është kryer publikimi i njoftimit të lidhjes së kontratës, nga ku A.P.P. e ka bërë aktive këtë publikim në datën 18.01.2022. Nga verifikimi i zbatimit të kontratës “1. Hipoklorit natriumi 13-15%” del se nuk ka likuidim deri më datën 30.11.2022.







