Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë. Konkretisht në zonën e Shupenzës, shtetasi me iniciale L.C., ka humbur kontrollin e mjetit tip “Golf” dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka përplasur shtetasin me iniciale A.M., këmbësor. Ky i fundit është nisur me urgjencë në spital, teksa policia po heton nëse shoferi ka qenë në gjendje të dehur apo nën efektin e drogës.

Njoftimi i policisë

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.