Nga Klodian Tomorri
Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zedhenesit e Qametit baltosen pa te drejte projektin e rruges Milot-Fier duke i hyre ne hak qeverise qe stermundohet per te mirem dhe interesin publik.
E degjova me vemendje sqarimin e ministres se Infrastruktures Belinda Balluku nga foltorja e Parlamentit. Nga argumentat qe ajo shtroi kuptova se ne Ministrine e Infrastruktures keto 18 muaj eshte bere me shume pune se sa kane bere te gjitha qeverite e tjera se bashku qe nga koha e Ismail Qemalit. Kuptova gjithashtu se projekti i rruges Milot-Fier eshte nje sukses i paprecedente, ashtu si Unaza e Tiranes, bypassi i Vlores, Thumane-Kashar, Rrogozhine-Qafe e Koshovices, tuneli i Llogarase, hidrocentrali i Skavices dhe ceo vizatim tjeter 3D me targen e Rilindjes. Argumentat ishin aq bindes saqe gati gati edhe vete u ndjeva ne faj qe kisha dyshuar ne punen dhe qellimin e mire te qeverise.
Por pikerisht ne ate moment m’u kujtua dicka tjeter. Diten qe ministrja e Infrastruktures merrej me zedhenesat e Qametit, ministria e daj po i linte peshqesh shqiptareve nje tjeter Qamet; rrenimin perfundimtar te tregut te energjise.
Ne 29 qershor Ministria e Energjise, hapi ofertat e tenderit per perzgjedhjen e aksionereve per Bursen Shqiptare te Energjise. Tenderi ishte nje deshtim total dhe oferta e vetme qe u paraqit ishte ajo e KOST-it, operatorit kosovar te transmetimit. Por pertej deshtimit te Burses, surpriza me e hidhur ishte largimi perfundimtar i gjigandit norvegjez Nord Pol nga Shqiperia. Edhe kjo nje arritje tjeter e paprecedente qe nga koha e qeverise se Ismail Qemalit.
Deshtimi i Burses eshte gozhda e fundit ne arkivolin e sistemit energjetik te vendit. Nje mall qe nuk ka treg, nuk tregetohet. Ose tregetohet me cmime abuzive
Mijera biznese qe kane dale apo do te dalin nga furnizimi shteteror me energji, do te jene skllever te kontratave dypaleshe dhe asnjehere nuk do ta kene te sigurte furnizimin me energji ose ne rastin me te mire do ta blejne shtrenjte ate. Investimet e pakta te medha dhe serioze ne vend si hidrocentrali i Banjes dhe Moglica te realizuara nga gjigandi norvergjez Statkraft, do te mbeten peng duke dhene sinjale negative tek investitoret e ardhshem potenciale. E gjitha kjo per shkak te paaftesise se qeverise shqiptare per te krijuar bursen ose mungeses se deshires per te hequr dore mga tenderat e energjise.
Me gjasa deshtimi i burses kerkon shpikjen e sabotatoreve te rinj ose zedhenesva te tjere te qametit. Ne vitin 2015, Shqiperia ishte vendi i pare ne rajon qe nisi krijimin e Burses se Energjise. Por sot eshte zyrtarisht i vetmi vend pa burse ne Ballkan. I njejti Nord Pool qe u largua nga Shqiperia, sapo ka perfunduar me sukses ngritjen e burses ne Malin e Zi. Maqedonia po ashtu eshte ne fazen finale te krijimit te platformes se tregtimit te energjise.
Bursa ishte mundesia me e mire per liberalizimin e tregut te energjise ne vend. Nje treg i liberalizuar sjell likuiditet per sektorin, por edhe cmime me te uleta per konsumatoret. Por bursa deshtoi, ndersa sektori energjetik vazhdon rrenimin e pandalshem financiar. E gjitha kjo vetem qe qeveria me e mire qe nga koha e Ismail Qemalit te mos privohej nga tenderat e energjise.






