Edhe në kohë pandemie kur çmimi i naftës në tregun botëror ka rënie drastike sa kushton me shumë ta mbash ne depozita dhe ta ruash sesa çmimi i blerjes , në Shqipëri vijon çmimi nga 170 lek per litër. Por  në Fier nafta shitet me 129 lekë per litër. Gazetari ynë bleu dje naftë në dy karburate në Fier. Ndërsa kur erdhi në Tiranë nafta ishte me 170 leke per liter dhe ne disa pika karburanti me 175 lekë. E çuditshme pse ne Fier ka ndryshim çmimi ?

 Gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, çmimi i naftës Brent të Londrës është regjistruar sërish në një rënie të thellë, dhe tanimë benchmark global tregtohet poshtë asaj bruto amerikane.

Rënia drastike e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar është reflektuar edhe në tregun vendas të naftës me shumicë gjatë sesionit të sotëm. Kështu, sot, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 102.19  lekë për litër, në rënie me 5.97% në krahasim me sesionin e kaluar, duke prekur një nivel të të ulët historik. Interesimit të gazetarit tonë për çmimin e ulët  të naftës në Fier, vetëm 129 lekë  askush nuk i dha një përgjigje, prandaj kush lëviz me leje drejt Fierit blini naftë në ‘shtetin’ e Fierit se në Tiranë dhe qyete të tjera vijon çmimi i lartë.