Si holluesi i Bankers Petroleum e ktheu ligjin në tallje!

Qeveria zbuloi se Bankers Petroleum kishte abuzuar për vite me përdorimin e “holluesit” të naftës, një lëndë e përjashtuar nga akciza, duke importuar dhe përdorur sasi shumë më të mëdha sesa nevojitej realisht në prodhim. Në vitin 2013, për shkak të dyshimeve për evazion e kontrabandë, qeveria vendosi ta tatonte me akcizë këtë lëndë. Bankers kundërshtoi duke manipuluar interpretimin e ligjit, gjë që çoi në një betejë të gjatë gjyqësore. Administrata doganore konstatoi detyrime të pashlyera që shkonin deri në 120 milionë euro, por procesi u bllokua nga ndërhyrjet politike, kryesisht nga ministrja Belinda Balluku dhe më pas nga Ministria e Financave, duke paralizuar zbatimin e ligjit për 3 vite. Vetëm pas vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese u rikthye e drejta e doganave për të vijuar procedurat. Rasti tregon sesi zbatimi i ligjit u kthye në çështje pazari politik, duke e bërë shtetin të duket si palë e dobët përballë një kompanie koncesionare.

Irena Beqiraj

Teksa lexoja artikullin e Exit.al i cili kronologjikisht tregon sesi u pezullua pagesa e detyrimit 120 milionë Euro për Bankers dhe duke njohur proçedurën më tërhoqën vëmendjen këto tre fakte :

1. Në shkresën e vitit 2019, drejtuar Ministrisë së Financave Znj. Belinda Balluku interpretonte Ligjin e Akcizës , në kundështim kjo me qëndrimet që mbate Ministria e Financave organi që kishte nxjerrë ligjin edhe organit ligjzbatues Doganave. Përtej kësaj MEI i kërkonte shprehimisht Ministrisë së Financave që : ” të pezullohen të gjitha veprimet për këtë çështje, përfshirë edhe finalizimin e njoftimit për këtë penalitet deri në marrjen e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë e ketij akti” .

Pra, Ministrja e Energjitikës në një shkresë zyrtare mori kompetencat e interpretimit të një ligji që është jashtë fushës së saj të përgjegjsisë, madje parashikon që në 2019 që çështja do shkonte në Gjykatën Kushtetuese , kur në atë kohë nuk kishim akoma Gjykatë Kushtetuese.

2. Ministria e Financave në 2019 urdhëron atë që kishte kërkuar Znj. Balluku. Megjithëse dy parardhësit e saj kishin mbajtur qëndrim pro vjeljes së akcizës dhe masa e sigurim padisë së vendosur nga Gjykata Administrative e Shkallës Së parë kishte rënë në apel në 2017 , në shkresën e saj ministra Denaj shprehet : “për sa më sipër bazuar në nenin 66 të Kodit të procedurave administrative , Autoriteti Doganor të procedojë me pezullimin e procedurës administrative deri në marrjen e interpretimit/ vendimit përfundimtar për këtë cështje”.

Asnjë ligj në fuqi as Kodi Doganor, as ligji i Akcizës as Kodi i Procedurës Administrative, nuk i jep kompetencë Ministrit të Financave të urdhërojë pezullimin e një akti të nxjerrë nga agjencitë ligjzbatuese të varësisë Doganat apo Tatimet . Madje ka qënë devizë e panegociushme edhe mund të gjenden me qindra raste ku Ministrat e Financave janë shprehur “që vendimmarrjet në lidhje me aktet individuale administrative janë diskrecion vetëm i agjensisë ligjzbatuese publike që verifikon ngjarjen edhe nxjerr aktin”

Ministrin e Financave mbi të gjitha e dallon një vyrtyt : “aftësia për të thënë jo”
Pa këtë aftësi nuk kemi më një Ministër Financash por një llogaritar ushtar!

3. Në vitin 2022 Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë rrëzoi pretendimet e Bankersit edhe la ne fuqi aktet e nxjerra nga Drejtoria e Doganave , po ashtu gjykata Kushtetuese me vendimin e marrë në Shtator 2022 rrëzoi kërkesën e Bankersit duke lënë në fuqi vendimin Gjykatës së Lartë por sërisht u deshën 3 vite edhe një mal me shkresa të dërguara nga Dogana Fier në Drejtorinë e Përgjithshme për ekzekutimin e vendimit.

Aluçinante! Shtet i shkërmoqur !