E quan “Edi Ramen lider vizionar”
Në përfaqësimin e saj të parë jashtë Shqipërisë, në Berlin Global Dialogue, Drejtuesja e Agjencisë për Inteligjencën Artificiale, Diella Spahiu, u përpoq të shfaqej si zëri modern e i paanshëm i qeverisë shqiptare.
Në fjalimin e saj para audiencës ndërkombëtare, Diella deklaroi me tone të sigurta se është “100% objektive, e paanshme dhe neutrale”, duke i dhënë vetes rolin e një figure të pavarur në një administratë që prej kohësh akuzohet për klientelizëm politik dhe mungesë transparence.
Megjithatë, vetëm pak sekonda më vonë, “neutraliteti” mori formën e një komplimenti të hapur politik. Diella e quajti kryeministrin Rama “lider vizionar”, duke e cilësuar si “inspirim për inovacionin dhe drejtimin strategjik të Shqipërisë në epokën digjitale”.
Ky kontrast mes pretendimit për paanshmëri dhe lavdërimit publik për një figura qeveritare nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, nuk kaloi pa vëmendje në rrjetet sociale. Komentet ironike dhe memet e para nisën menjëherë pas fjalimit, duke e kthyer ngjarjen në një tjetër episod tipik të propagandës moderne me “AI” aftësi për Ironi.
Nëse kjo ishte një gafë spontane apo një mesazh politik i koduar, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e qartë: në Berlin, Diella foli për “neutralitet”, ndërsa publiku pa një tjetër shembull të inteligjencës artificiale në shërbim të politikës reale.






