Publik.al

Deborah Keçi, një nga emrat e përfshirë në dosjen e bujshme të tenderave “5D”, nuk është më thjesht nën hetim. Pas akuzave të ngritura nga SPAK, ajo është dënuar nga gjykata me masën shërbim prove, në lidhje me favorizimin e kompanive të lidhura me “5D Konstruksion”.

Keçi, e cila mbante postin e drejtoreshës së Klubit Sportiv Tirana, u përfshi në hetimet që zbuluan skemën e favorizimit të operatorëve ekonomikë të lidhur me ish-drejtorët Mariglen Qato dhe Redi Molla. Sipas dosjes hetimore, ajo kishte krijuar avantazhe të padrejta në një procedurë prokurimi, duke ndikuar në shpalljen e fituesit.

Por ndërsa vendimi gjyqësor e ka sanksionuar me shërbim prove, në rrjetet sociale shfaqet një panoramë krejt tjetër: udhëtime të shpeshta jashtë vendit, pushime në resorte luksoze dhe destinacione elitare.

Kontrasti është i fortë.

Në një realitet ku zyrtarë publikë dënohen për abuzim me tendera që prekin fondet publike, pritshmëria morale do të ishte reflektim dhe profil i ulët publik. Në vend të kësaj, ekspozimi i jetës në ambiente premium jashtë Shqipërisë ngre pikëpyetje të natyrshme:
• A është bërë një verifikim i plotë pasuror?
• A përputhen këto shpenzime me të ardhurat e deklaruara?
Çfarë mesazhi i jepet publikut dhe socialistëve të Erion Braçes që mezi shtyjnë muajin, kur një e dënuar për çështje tenderash shfaq luks pa asnjë ndjeshmëri publike?