Një aksident tragjik është regjistruar në Santa Maria a Cubito. Shoferi i një fugoni ka përplasur për vdekje një çiklist shqiptar. Ky i fundit vdiq menjëherë pasi u shtyp nga fugoni me 4 persona brenda tij. Drejtuesi i mjetit i cili e përplasi shqiptarin u arratis në këmbë, por u arrestua pas disa orësh.
arrestuari, i mbrojtur nga avokati Marco Ucciero, ndodhet me burgun e Santa Maria Capua Vetere. Jo vetëm shoferi, por edhe 3 personat tjerë brenda fugonit u larguan në këmbë duke e lënë mjetin dhe viktimën në vend, por u kapën.






