Eduart Merkaj është larguar nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke i hapur rrugë një tjetër emërimi në krye të këtij institucioni. Në vend të tij është caktuar ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose.

Paralelisht me këtë lëvizje, janë bërë publike edhe një sërë ndryshimesh në strukturat e Policisë së Shtetit, që përfshijnë emërime dhe komandime në disa qarqe të vendit.

Erion Ahmeti është komanduar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Fierit, ndërsa Andi Banushi merr postin e zëvendësdrejtorit në Policinë e Elbasanit. Krenar Guçe është caktuar shef i rendit në Përmet.

Në Tiranë, Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit nr. 2, ndërsa Gerald Toska do të drejtojë Komisariatin e Fierit.

Në strukturat e hetimit të krimit, Dritan Muça është vendosur si zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin funksion në Berat.

Ndryshime ka edhe në qarqe të tjera: Petrit Halo është emëruar zëvendësdrejtor në Shkodër, ndërsa Arben Nasufi zëvendësdrejtor për rendin në Lezhë.

Islor Islami është caktuar shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu, Erdit Rreçeku është emëruar shef komisariati në Peqin.

Në Policinë Rrugore të Tiranës janë bërë disa lëvizje: Lusjan Zeqaj është emëruar në këtë strukturë, Ermal Zaimi merr detyrën si komandant i linjave të trafikut urban, ndërsa Jetnor Shira është vendosur drejtues sektori.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të një riorganizimi të gjerë në radhët e Policisë së Shtetit, që synon forcimin e strukturave drejtuese në nivel vendor dhe qendror.