Një incident është regjistruar brenda ambienteve të Policisë Bashkiake Tiranë, ku një punonjës është proceduar penalisht pas një konflikti fizik me kolegun e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë, kur shtetasi Alfred Xhoxhaj është paraqitur në Komisariati i Policisë Nr. 3, duke kallëzuar se është goditur në zyrë nga kolegu i tij, Eugen Saliasi.

Sipas deklarimit të bërë pranë autoriteteve, përplasja mes dy punonjësve dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta, të lidhura me çështje që kanë të bëjnë me detyrën dhe marrëdhëniet në punë.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale, ndaj Eugen Saliasit ka nisur procedim penal për veprën “Goditja për shkak të detyrës”, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.