Një shoqëri, që vesin e ka shndërruar në virtyt, është zhytur në një epokë të frikshme errësire

Një prej arsyeve thelbësore, që e detyron një shqiptar të bëjë gati valixhen dhe të braktisë Shqipërinë, është epërsia e vesit.

Nëse do të rendisje arsyet thelbësore të emigrimit, epërsia e vesit do të renditej para gjendjes ekonomike në bashkësinë e arsyeve të emigracionit të shqiptarëve.

Vesi ecën kryelart në shoqërinë shqiptare me një pamje epërsie që duket sikur thotë: “Askush nuk mund të më prekë dhe kurrkush nuk mund të më cënojë. Unë do të vazhdoj rrugëtimin tim duke sfiduar çdo sistem drejtësie dhe çdo frymë revolte me epërsinë e vesit dhe me përçmimin e virtytit.”

Post Scriptum- Një shoqëri, që vesin e ka shndërruar në virtyt, është zhytur në një epokë të frikshme errësire.

Elona Caslli