Zyrat e shtetit pa internet
Shpartallimi i sistemit të ashtuquajtur “Shqipëria dixhitale”, pas zhvillimeve të fundit hetimore në Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka prodhuar një kolaps real në administratën publike. Një numër në rritje institucionesh shtetërore po përballen jo vetëm me rënie të sistemeve kompjuterike, por edhe me ndërprerje të plotë të internetit.
Situata është veçanërisht kritike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ku prej më shumë se 10 ditësh zyrat në disa rrethe rezultojnë pa akses interneti. Shërbimet për qytetarët janë bllokuar pothuajse totalisht, ndërsa aplikimet, verifikimet dhe procedurat pronësore janë kthyer në proces manual, me shkresa dhe regjistra fizikë.
Por kriza nuk ndalet te Kadastra. Sipas burimeve për Publik.al, shërbimi i internetit është ndërprerë edhe në Ministria e Financave, një nga institucionet kyçe të menaxhimit të buxhetit të shtetit. Që nga fillimi i javës, administrata financiare po operon me kapacitete të kufizuara, ndërsa çdo shërbim që kërkon akses në sisteme dixhitale apo platforma të integruara është praktikisht jashtë funksionit.
Në kushtet e emergjencës, Agjencia e Prokurimit Publik ka nxjerrë një udhëzim të posaçëm për të gjitha autoritetet kontraktore buxhetore, duke i orientuar të shkëputen nga sistemi AFMIS – platforma financiare për menaxhimin e informacionit dhe programimin e buxhetit të shtetit.
“Në kushtet e mosfunksionimit të Sistemit AFMIS të Ministrisë së Financave, autoritetet/entet kontraktore duhet të kërkojnë në adresën info@app.gov.al heqjen e integrimit me AFMIS me qëllim vijueshmërinë e hapave të mëtejshëm të procedurës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Tenderi 5.1 milionë euro dhe saga e bllokimeve
Kriza aktuale lidhet drejtpërdrejt me tenderin për furnizimin e zyrave të shtetit me internet, i shpallur në gusht të vitit të kaluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Procesi u përfshi nga një seri ankimimesh dhe bllokimesh, duke u zvarritur për më shumë se gjashtë muaj.
Në fund të muajit të kaluar, AKSHI shpalli fitues tre oferta në vlerë totale 5.1 milionë euro:
Pas shpalljes së fituesve, tenderi u ankimua në Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) dhe vetëm 10 ditë më parë procesi u zhbllokua për të vijuar me lidhjen e kontratës.
Deri në këtë moment nuk ka transparencë të plotë nëse kontratat janë firmosur dhe kur do të nisë realisht ofrimi i shërbimit. Ndërkohë, institucionet shtetërore janë zhytur në një situatë paradoksale: pas miliona eurove të investuara në “transformimin dixhital”, administrata po funksionon me defterë, shkresa fizike dhe komunikim manual.







