Nxjerr denoncimin që tregon dramën e fermerëve shqiptarë
Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë publik shqetësimin e një fermeri nga Myzeqeja, i cili thotë se ndodhet në prag të falimentimit për shkak të mënyrës se si po vepron kompania e përpunimit të qumështit “Lufra”.
Sipas mesazhit të dërguar Braçes, fermerët po përballen me një strategji që, sipas tyre, po i nxjerr gradualisht jashtë tregut. Fillimisht, kompania ka ulur ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, ndërsa së fundmi ka refuzuar produktin duke përmendur si arsye praninë e aflatoksinës.
Braçe e konsideron këtë situatë si pasojë direkte të politikave të ndjekura prej vitesh dhe jo si një zhvillim të papritur. Ai thekson se skema e TVSH-së dhe aksioni kundër informalitetit, i nisur në korrik me justifikimin e rritjes së sigurisë ushqimore, kanë krijuar terren të favorshëm për importet dhe për fabrikat e mëdha, ndërkohë që kanë goditur prodhuesit e vegjël dhe blegtorët vendas.
Sipas deputetit socialist, argumenti i aflatoksinës po përdoret si alibi për të refuzuar qumështin vendas, ndërsa industria e përpunimit po orienton furnizimin drejt lëndës së parë nga importi, i cili, sipas tij, mbështetet nga politika fiskale aktuale dhe nga kursi i këmbimit.
Ai kritikon ashpër politikëbërësit, duke i cilësuar si të shkëputur nga realiteti i fermerëve dhe blegtorëve, njerëz që nuk kanë pasur kurrë kontakt të drejtpërdrejtë me vështirësitë e jetës në bujqësi.
Në denoncimin e bërë publik, fermerët nga zona e Bubullimës shprehen se janë lënë pa asnjë alternativë. Ata tregojnë se pas uljes drastike të çmimit të qumështit, tani po përballen edhe me refuzim total të produktit, çka i vendos përballë një krize ekzistenciale: nuk kanë ku ta shesin qumështin dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me bagëtinë e tyre. Sipas tyre, mungon çdo reagim institucional, veçanërisht nga Ministria e Bujqësisë.
Braçe rikujton se kishte paralajmëruar këtë zhvillim, duke argumentuar se zhdukja e baxhove të vogla nga tregu ka krijuar një situatë monopolistike: nga njëra anë fermeri dhe blegtori, dhe nga ana tjetër fabrikat e mëdha. Në këtë realitet të ri, prodhuesit vendas nuk kanë më zgjedhje – ose pranojnë çmimin dhe kushtet e vendosura nga fabrikat, ose mbeten me prodhimin stok.
Ai shton se, nëse qumështi vendas po cilësohet i papërshtatshëm, atëherë lind pyetja logjike: me çfarë po prodhojnë fabrikat? Sipas tij, përgjigjja është e qartë – me lëndë të parë të importuar, e favorizuar si nga kursi i këmbimit, ashtu edhe nga politikat fiskale.
Në përfundim, Braçe thekson se pasojat e këtyre vendimeve po i paguajnë fermerët dhe blegtorët shqiptarë, njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre rreth stallave dhe prodhimit bujqësor, ndërsa vendimmarrësit, sipas tij, vazhdojnë të merren me teori financiare larg realitetit të terrenit.

“KRIZA E QUMESHTIT PO I MBIVENDOSET HALLEVE TE BLEGTOREVE NE #MYZEQE!
Kam marre disa mesazhe dhe dje ne mbremje nje telefonate nga nje grup BLEGTORESH nga e gjithe zona prodhuese BUBULLIME-ALLKAJ, me gjase edhe me gjere, me nje shqetesim:
NUK KEMI KU COJME QUMESHTIN!!
FABRIKAT NUK PO NA I MARRIN!
Sic blegtoret thone, arsyeja qe u tregohet eshte “QUMESHTI ME PERMBAJTJE AFLATOKSINE”!
Dakord, kujdes i shtuar per sigurine ushqimore!
Por ne kete pike kam nje pyetje:
Kur qumeshti i blegtoreve ne kete zone eshte me aflatoksine, me cfare qumeshti po prodhojne fabrikat se Shqiperia e gjitha nen lageshtire ka prej dy tre javesh dhe blegtoret nuk kane blere te gjithe nga ai misri serb me aflatosksine?!
He si thoni, me cfare po punojne FABRIKAT?!
Me gjase kane gjetur leng diku gjetke; me gjase ne importer e FAVORIZUARA EDHE NGA TVSH, EDHE NGA KURSI I MONEDHES QE I BEN EDHE ME TE LIRA!
Por ajo qe dhemb me shume, lidhet me kete operacionin e famshem te ketij drejtorit te tatimeve kunder informalitetit per te rritur sigurine ushqimore!!!!; thuajse ka shkaterruar segmentin e mesem te tregut-BAXHOT, te cilat ishin alternativa mes blegtorit e fabrikave, instrument jetik per te mbrojtur edhe CMIMIN qe po shkon perposhte!
Tani kemi nje treg vec me BLEGTORE e FABRIKE, keshtu e kermua. Fabrikat ne SAMITIN E CERRIKUT dhe ja pasoja!
Nje prodhues i pergjegjshem, vecanerisht ne kushtet e renies pa kthim te numrit te bagetive, prodhimit te qumeshtit prej tyre, NUK DO I BRAKTISTE BLEGTORET KESHTU!
Dhe ky eshte turp i perbashket!
VO: ka disa qe me shkruajne e me thone “cdo ti me Lushnjen, ti je ne Tirane tani, merru me Tiranen”; po merrem me ushqimin tuaj ne fakt, ketu ne Tirane; nderkohe ata atje ne Lushnje, Divjake, Libofshe, Kucove, Dimal jane njerezit e mi; me bene nderin e jetes kur me dhane punen qe bej edhe sot!”- shkruan Braçe.






