Emisioni “Piranjat ka bërë një NJOFTIM URGJENT!
Kjo është “përfaqësuese”e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të ndihmuar emigrantët në procesin e aplikimit për të votuar që është me ministre Ogerta Manastirliu .
Personi në rreth të kuq në foton e mëposhtme është duke kryer një krim elektoral, duke i’u prezantuar qytetarëve në Greqi si përfaqësuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të ndihmuar emigrantët në procesin e aplikimit për të votuar.
Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar zyrtarisht se KQZ nuk ka asnjë përfaqësues jashtë territorit të Shqipërisë për këtë qëllim, çka e bën këtë akt një shkelje të rëndë ligjore dhe një përpjekje për manipulim të procesit zgjedhor.
Ne kërkojmë ndihmën tuaj dhe të të gjitha mediave për të identifikuar këtë person, me qëllim që ai të kallëzohet penalisht në SPAK, organi përgjegjës për hetimin e krimeve zgjedhore.
📢 Ju lutemi, shpërndajeni sa më shumë këtë njoftim. Çdo ndihmë për identifikimin e këtij personi është e rëndësishme për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
Mos lejoni që krimet zgjedhore të kalojnë pa ndëshkim!





