Ky që shikoni në foto është Redi Struga që projektoi rrugën e shembur Librazhd–Prrenjas, miliona euro me kompaninë “INFRAKONSULT”

Shembja e segmentit Librazhd–Prrenjas, pjesë e aksit Elbasan–Qafë Thanë, ka izoluar Juglindjen dhe ka goditur tregtinë me Maqedoninë e Veriut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ia faturon situatën reshjeve dhe erozionit, përmes deklaratave të drejtorit Ami Kozeli dhe përfaqësuesve të Shërbimit Gjeologjik.

Por dokumentet tregojnë se në vitin 2020 ARRSH shpalli fituese për projektimin kompanitë “INFRAKONSULT” dhe “HMK-Consulting”, me fond 53 milionë lekë dhe afat 9 muaj. Raportet gjeologjike, topografike dhe hidrologjike mbajnë firmën e drejtuesit ligjor të “Infrakonsult”, Redi Struga.

Në vitin 2023, kur ARRSH drejtohej nga Evis Berberi, u shpall fituese për ndërtimin e lotit 4 kompania “A.N.K.” me vlerë 2.5 miliardë lekë, mbi 25 milionë euro. Pronari me letra është Agim Kola, vëllai i ish-deputetit Ndue Kola.

zyrtarët janë “fshehur”, duke tentuar t’ia hedhin fajin shiut që ka rënë. Në këto radhë, do të publikojmë disa dokumente, që hedhin dritë mbi përgjegjësit kryesorë të kësaj shembje.

Shkaktarët e shembjes në Librazhd: Ish-drejtori Evis Berberi hapi

Njoftimi i fituesit të tenderit për projektimin e rrugës Elbasan–Qafë Thanë

Në fund të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituesin e tenderit për projektimin e të gjithë rrugës. Fitues u shpallën “INFRAKONSULT” & “HMK-Consulting”. Bëhet fjalë për një procedurë “shërbim konsulence”, dhe objekti i kontratës ishte “studim, projektim dhe zgjerim i segmentit rrugor, dalje Elbasan –Prrenjas – Qafë Thanë’ me fond limit 53 milionë lekë”. Afati për kryerjen e punimeve ishte vetëm 9 muaj.

Por, kush qëndronte pas firmës fituese?!

Vox News ka analizuar edhe studimet gjeologo-inxhinierike, të kryera në të gjithë gjatësinë e segmentit. “Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi i karakteristikave fizike dhe mekanike të dherave dhe shkëmbinjve që janë pjesë e korridorit ku zhvillohet projekti ‘studim, projektim e zgjerimi i segmentit’”, thuhet në dokument.

Shkaktarët e shembjes në Librazhd: Ish-drejtori Evis Berberi hapi
Shkaktarët e shembjes në Librazhd: Ish-drejtori Evis Berberi hapi

Shkaktarët e shembjes në Librazhd: Ish-drejtori Evis Berberi hapi

Pjesë nga raporti gjeolog për ndërtimin e rrugës, i kryer nga kompania “INFRAKONSULT”

Në të njëjtin dokument shkruhet se, të dhënat ekzistuese janë adaptuar me të dhënat e reja nga studime të mëparshme që janë bërë në këtë zonë, të cilat përfshijnë të dhënat mbi rrugën ekzistuese si dhe kushtet gjeologjike të zonave ku janë lokalizuar bypass-et.

“Nëpërmjet këtij studimi marrim informacion për të vlerësuar kushtet gjeologjike, kushtet hidrogjeologjike dhe për të identifikuar fenomenet që lidhen me kushtet e projektimit të zonës ku do të ndërtohet, duke siguruar të dhëna dhe rekomandime për të ndihmuar dhe mbështetur sa më shumë në përzgjedhjen e masave inxhinierike gjatë projektimit”, vijon dokumenti.

Shkaktarët e shembjes në Librazhd: Ish-drejtori Evis Berberi hapi

ARRSH shkruan se kompania projektuese ka bërë matjet në të gjithë gjatësinë e segmentit

Në të gjithë gjatësinë e rrugës, dhe veçanërisht në fazën e katërt ku ka ndodhur rrëshqitja, punimet topografike u kryen nga grupi topografik i “InfraKonsult” sh.p.k. “Bashkangjitur këtij raporti është edhe raporti topografik, në të cilin shpjegohet metodologjia dhe pajisjet që janë përdorur për matjet” thuhet në dokument.

“Bashkëngjitur këtij raporti, janë materialet teknike si vizatimet dhe detajet teknike, preventivi, raporti gjeologjik, raporti hidraulik dhe hidrologjik, raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis, VNM” vijon dokumenti. Në fund, është edhe emri i drejtuesit ligjit të kompanive projektuese, Redi Struga.

Këto më sipër janë dokumente zyrtare, mjaft të aksesueshme nga çdo organ ligjzbatues. Prokuroria e ka shumë të thjeshtë për të shkuar te një nga përgjegjësit. Raporti ka emra inxhinierësh, shumën e akorduar dhe zyrtarët e ARRSH-së. Hetimet e mëvonshme mund të zbardhin rolin e gjithsecilit.

Shkaktarët e shembjes në Librazhd: Ish-drejtori Evis Berberi hapi

Njoftimi i ARRSH për shpalljen e firmës fituese për ndërtimin e lotit 4 të aksit Elbasan – Qafë Thanë

Në fund të vitit 2023, pasi më parë ishte bërë projektimi me raportet përkatëse, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në atë kohë drejtohej nga Evis Berberi, aktualisht i arrestuar për abuzime të tjera, si në ARRSH apo në KESH, shpalli firmën fituese që do të ndërtonte lotin e katër të atij segmenti.

Fitues u shpall kompania “A. N. K.”, e cila fitoi tenderin me vlerë 2.5 miliardë lekë, ose me këmbimin e sotëm valutor, mbi 25 milionë euro. Kohëzgjatja e punimeve është 24 muaj, teksa lidhja e kontratës u bë në vitin 2024.

Aktualisht, pronari me letra i firmës ANK, e cila fitoi gjithashtu të gjitha tenderët e ndërtimit të segmentit Korçë – Ersekë, është Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS-së Ndue Kola. Por, njësoj siç ndodhi edhe në atë segment, ku pati shembje në Qafën e Qarrit, Kolën e kanë ndjekur shembjet edhe në këtë aks.

Projektues, ndërtues dhe zyrtarë publikë kanë përfituar miliona euro nga ky segment. Sot rruga është shembur. Dokumentet janë publike. Përgjegjësitë mbeten për t’u hetuar. Prokuroria e ka shumë të thjeshtë, ka dosjen dhe personat që kanë firmosur, Evis Berberin e kanë në burg ndersa pronarët e firmave dhe Redi Strugën e kanë jashtë.