Kjo është deklarata e kreut të bashkisë Veliaj para Keshillit Bashkiak
Erebara në reagimin e tij shkruan se kjo deklaratë e Veliajt është interesante pasi kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të. Ai theksoi se në një situatë tjetër, në një vend normal, kjo deklaratë do të mjaftonte për ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën.
Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se ka aksesuar Regjistrin e Gjendjes Civile për të parë se kush ishte personi i quajtur Nesti Angoni që e kishte denoncuar. Kjo deklaratë e Veliajt erdhi pas dëshmisë që ka dhënë në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme për 5 orë.
Erebara në reagimin e tij shkruan se kjo deklaratë e Veliajt është interesante pasi kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të. Ai theksoi se në një situatë tjetër, në një vend normal, kjo deklaratë do të mjaftonte për ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën.
Gazetari shtoi se kjo deklaratë e Veliajt tregon gjithashtu se sa shumë respekt kanë socialistët për të dhënat personale sa nuk ngurrojnë ta bëjnë publike faktin që shfrytëzojnë, në shkelje të ligjit, asetet shtetërore për hallet e veta dhe vjedhin të dhënat personale.
Postimi i plotë:
Interesante shumë që kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të. Në një situatë tjetër, në një vend normal, kjo deklaratë do të mjaftonte për ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën.
Kjo tregon gjithashtu se sa shumë respekt kanë socialistët për të dhënat tona personale sa nuk ngurrojnë ta bëjnë publike faktin që shfrytëzojnë, në shkelje të ligjit, asetet shtetërore për hallet e veta dhe vjedhin të dhënat personale, të cilat vijojnë të mbeten pronë private e qytetarit përkatës pavarësisht se grumbullohen nga shteti për qëllime të caktuara speficikisht.







