Skandali me mungesën e kimioterapisë për të sëmurët me kancer vetëm sa thellohet në Spitalin e Onkologjikut.
Së fundmi gazetari Osman Stafa ka publikuar rastin e vogëlushit 2-vjeçar të diagnostifikuar me tumor, i cili prej 10 ditësh është pa asnjë lloj trajtimi.
2-vjeçari mbahet në spital pa asnjë lloj trajtimi, ndërkohë që ka nevojë për medikamentin “ACTINOMYCIN D”, që ashtu si shumë medikamente të tjera, mungojnë në këtë spital.
I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, Stafa u shpreh se që pas nisjes të komunikimeve të mjekëve që tregonin realisht situatën, nisi një lloji ndryshimi, por jo ndryshim që nesër pasnesër këto trajtime të mos mungojmë më, por thjesht nisi në fillim fare, të ja marrim Shkodrës e të ja japim këtyre, ta mbyllim këtë punë.
“Unë kam qenë para pak ditësh kam denoncuar mungesat e radhës në Onkologjik ku sipas informacioneve pas disa ditësh kjo nevojë u plotësua dhe nuk ësthë çështja që ti po lë një mjekim të caktuar se ti nuk ke ca bën, këto trajtime po mos t’i bësh sipas një protokolli që mjeku të jep nuk ka rezultat”- u shpreh Stafa.
Osman Stafa:
“Do duhet theksuar se ‘Spitali Onkologjik’ me pavionin e ‘Onkohematologjisë’ janë dy ndërtesa të ndara që funksionojnë komplet ndryshe.
Duhet thënë që pas nisjes të komunikimeve të mjekëve që tregonin realisht situatën, nisi një lloji ndryshimi, por jo ndryshim që nesër pasnesër këto trajtime të mos mungojmë më, por thjesht nisi në fillim fare, të ja marrim Shkodrës e të ja japim këtyre, ta mbyllim këtë punë.
Pra të ja marrim spitaleve të jugut e t’i sjellim këtu në Tiranë vetëm për të mbyllur skandalin, pastaj nisi edhe historia e donacioneve ku ‘Ministria e Shëndetësisë’ shkonte e shantazhonte kompani farmaceutike, shko edhe mi gjej ku të duash, unë e dua tani e vetëm për vetëm për të mbyllur atë që është në të vërtetë skandal i medikamenteve në Shqipëri.
Më pas nisën kontratat që nuk janë për të plotësuar një nevojë të caktuar një kohe të caktuar por janë kontrata ‘hajde ta mbyllim, se s’kemi ca bëjmë’.
Unë kam qenë para pak ditësh kam denoncuar mungesat e radhës në Onkologjik ku sipas informacioneve pas disa ditësh kjo nevojë u plotësua dhe nuk ësthë çështja që ti po lë një mjekim të caktuar se ti nuk ke ca bën, këto trajtime po mos t’i bësh sipas një protokolli që mjeku të jep nuk ka rezultat.
Ather si mund të ketë kimio rezultat kur ti vetë i vonon? Për të ardhur pastaj te pavioni i hentamologjisë petiadrike.
Unë e kam denoncuar një rast tjetër të një vajze 3-vjeçare nuk hynte në kimioterapi sepse mungonte medikamenti dhe e dini se si e gjeta? Kontrabandë!
Kjo sepse nuk kishte farmacia qëndrore dhe nuk ka shtet në botë që e bën diçkka të tillë, por shyqyr u zgjidh halli i asaj vajze”






